28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Urtë e butë e plot tigani”/Metropoli turk i pushimeve në Antalia ofron gjithçka si për rusët dhe ukrahinasit

Diell, plazh dhe det. Metropoli turk i pushimeve në Antalia ofron gjithçka që dëshiron zemra e një pushuesi në pranverë. Por Tanja Mozkal nuk e ka mendjen tek pushimet.

Ndërsa dy fëmijët e saj luajnë të shpenguar, ukrainasja mendon për luftën në atdheun e saj. Kur shpërtheu lufta ajo bashkë me fëmijët ikën nga Kievi përmes Rumanisë për në Turqi.

Por Antalia është edhe destinacion i preferuar i pushuesve nga Rusia që ka pushtuar Ukrainën. 31-vjeçarja e di se shumica e rusëve e mbështesin politikën e Putinit dhe thotë se e shqetëson fakti që nuk e di se ç’njerëz ka përreth dhe ç’mendojnë ata. Shumica e turistëve rusë në plazh nuk duan të shprehen për luftën.

“Ne e duam vendin tonë. Ne i duam njerëzit tanë dhe jetën tonë në Rusi. Por ne e kuptojmë edhe se çfarë po ndodh tani në Ukrainë.” – thotë Anton Gavrilov, thotë një turist rus. “Ju nuk mund të na fajësoni ne rusëve për këtë. Shumë vetë e besojnë atë që pretendon televizioni rus, pra që ushtria ukrainase godet objektivat e saj.” – shton një turiste.

Urtë e butë e plot tigani

Para luftës në rivierën turke vinin çdo vit për pushime dy milionë ukrainas. Tani ata nuk po vijnë dhe operatorët turistikë turq shpresojnë se do të vijnë më shumë pushues rusë. Shumë nga ata janë të lumtur që Turqia nuk merr pjesë në sanksionet kundër Rusisë.

Antalia është destinacion i preferuar i pushuesve nga Rusia

“Për ne, tregu rus ka potencial për të ofruar 50 për qind të të gjithë turistëve në të ardhmen. Rusia na ka siguruar se së shpejti do organizojë çdo ditë deri në 30 avionë çarter për në Turqi” – thotë Nihat Sami Ezgin.

Turqia është një nga vendet e fundit në Evropë që vazhdon të jetë plotësisht e hapur ndaj rusëve. Prandaj edhe oligarkët rusë parkojnë këtu mega-jahtet e tyre dhe janë të sigurt nga sanksionet.

Presidenti turk Erdogan i quan si Ukrainën edhe Rusinë “miq” dhe ka ofruar të ndërmjetësojë mes palëve ndërluftuese, po deri tani pa sukses. Dhe ndërsa lajmet për krimet brutale të rusëve në Ukrainë, i trondisin refugjatët ukrainasit në Antalja, turistët rusë vazhdojnë të bëjnë banja dielli në plazh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...