27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Reali nuk vdes kurrë! Carlo Ancelotti i zhgenjyer mbas ndeshjes me Man.City ditën e djeshme

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, flet për Sky gjithashtu pas ndeshjes: “U argëtuat eee? Nuk dalim me një rezultat perfekt, por është një rezultat që na mban gjallë për rikthimin, ku çdo gjë mund të ndodhë. E nisëm keq, pësuam dy gola herët, por më pas ishim të mirë për të reaguar dhe mbajtur gjallë”.

Reali nuk vdes kurrë? “Për këtë rezultat nuk ju nevojitet një rikthim i madh. City është një ekip i madh, por siç ndodhi me PSG-në dhe Chelsean, ndeshja në Bernabeu do të na bëjë më të kujdesshëm dhe do të tregojmë cilësinë e treguar sot”.

Penalltia e Benzema? “Nuk e dija se si do ta kishte goditur. Gjatë javës ai provoi, por asnjëherë nuk menduam të ndryshonim gjuajtësin e penalltisë. Parabole? Ai shënoi dhe kjo është në rregull. Benzema ka gjithçka, për të ekzekutuar një penallti të tillë duhet personalitet”.

A do ta mbyllim këtu votimin për Topin e Artë? “Le ta mbyllim këtu, e meriton, është e mrekullueshme. Ai është numri një për momentin, nuk ka asnjë diskutim per kete. Te gjithe e kane pare”.

Çfarë keni për t’i thënë ekipit për rikthimin? “Tani duhet të fitojmë ne La Liga të shtunën, do të na ndihmonte dhe pas kësaj nuk kam pse të them shumë. Ne dimë të luajmë, jemi të qetë dhe mezi presim të luajmë në shtëpi”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...