26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Valbona Selimllari në BBV 2 ? /“Nuk kam asnjë paragjykim, por nuk mendoj që..”

Ish-Missi i parë shqiptar Valbona Selimllari, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë në “Top Albania Radio” ku zbuloi nëse do të bëhej – ose jo – pjesë e “Big Brother Vip 2.”

Ajo u shpreh se nuk do të qëndronte dot në një vend për tre muaj pa fëmijët e saj.

“Nuk kam asnjë paragjykim, por nuk mendoj që jam tipi i ‘BBV’. Nuk qëndroj dot në një vend, tre muaj janë shumë, dhe nuk mund të rri pa fëmijët. Por është një eksperiencë interesante, shumë interesante…”, tha Valbona.

Përpos kësaj, ish-Missi gjithashtu foli edhe për dashurinë për televizionin, duke zbuluar se ka një projekt që po e zhvillon.

“Unë televizionin e kam dashur që fëmijë. Në përgjithësi nuk kam pengje. Kam shumë ambicie dhe ka gjëra që mund të bëj në televizion. Kam një projekt që lidhet me të rinjtë dhe adoleshentët, të cilin shpresoj të arrij ta realizoj.”, tha ajo.

Gjithashtu ajo foli edhe për politikën, ku u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë ambicie ndaj edhe nuk do t’i bashkohej.

Selimllari shtoi se sipas saj Olta Xhaçka është politikania më e bukur shqiptare.

“Nuk e kam patur kurrë ambicie politikën. Olta Xhaçka është politikania më e bukur shqiptare… Shpresoj të zgjedhin një president të duhur, dhe presidente pse jo.”, u shpreh Selimllari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...