27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Berisha akuza ndaj kryeministrit: “Edi Rama, albanofob bastard i nomenklaturës së vjetër komuniste”

Ish kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Rama ne fjalen e tij ne Kuvendin Kombetar te PD, si nje “albanofob bastard i nomenklaturës së vjetër komuniste”.

Akuza leshoi dhe mbi ish kreun e PD, Lulzim Basha, per te cilin Berisha tha se “në vend se të merrte përsipër avokatinë e votës, mbrojtjen e saj , filloi pazaret me narko-qeverinë”

“Ne donin të fshinim nga faqja e dheut regjimin e bazuar në krimin, drogën, urrejtjen ndaj shqiptarëve.

Ju u bashkuat e rithemeluam bashkë PD sepse ne donim që kjo parti ashtu si lindi të mbetej avokate e pamposhtur e vlerave më të arrira konservatore tradicionale.

U rithemeluam se donim të vendosur të mbrojmë interesin kombëtar të shqiptarëve të nëpërkëmbur nga nja albanofob bastard i nomenklaturës së vjetër komuniste që shkelmon mbi dinjitetin e qenien e interesat e shqiptarëve, Edi Rama.

Si përmbysëm 30 vite më parë diktaturën staliniste më të egër të Evropës do përmbysim së shpejti tiraninë e narkoshtetit, të vetmen në Evropë, tiraninë e baronëve të drogës të kryesuar nga Edi Rama.

Rruga e rithemelimit të PD që nis me foltoret e njerëzve të lirë, ishte rrugë që na u imponua.

Kjo rrugë, jetike e shpëtimtare për ne e demokracinë e vendit, u imponua sepse ne në 8 vite po kalonim nga disfata në disfatë nga zhgënjimi në zhgënjim nga dështimi në dështim.

Të gjitha këto për shkak të një udhëheqje të një drejtuesi të papërgjegjshëm, Lulzim Basha, i cili e konsideroi këtë parti si sipërmarrjen e tij private, që parimet konservatore i zëvendësoi me pazaret e bizneset me qeverinë.

I cili së fundmi, përfundoi u ngërthyer nga të gjitha anët e u vërsul m tërbim me vendime me praktika, me qëndrime, fund e krye anti demokratike, shkelmoi sovranitetin e PD, forume, statutin, anëtarësinë e saj.

Ne pas zgjedhjeve të 25 prillit, që ishin zgjedhjet më të dhunuara në historinë e Shqipërisë, ky zotëri në vend se të merrte përsipër avokatinë e votës, mbrojtjen e saj , filloi pazaret me narko-qeverinë, votoi borxhet dhe në mënyrën më skandaloze bllokoi komisionin hetimor të zgjedhjeve. Duke tradhëtuar cdo demokrate e demokrat që votoi për PD.

Nëse këto ishin qëndrime të papërgjegjshme të dënueshme të ish drejtuesit të kësaj partie, përsëri PD, për të cilën filluan të shkruajnë se duhet të shuhet të shkrihet se ajo është vite drite larg misionit të saj, se është shndërruar në një pseudo opozitë, këto nuk ndodhën, për arsyen se 620 mijë shqiptarë që e sollën në 25 prill forcën politike më të madhe në Evropë, vendosën gtë mbushin sallat sheshet e të rithemelojnë atë, të shpëtojnë atë e njëkohësisht demokracinë shqiptare.

Nuk e kishim të lehtë këtë rrugë.

U përballëm këto muaj me të gjithë egërsinë e narkoshtetit. Miliardat e parave të drogës e krimit, u përballëm me kurthet e neveritshme të ish drejtuesit të saj, por me përpjekje të jashtëzakonshme të Soros e mafies së tij për të shkatërruar opozitën shqiptare, për ta shndërruar në një gjethe fiku të të majtës shqiptare”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...