31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Rama-Manastirliu në pediatrinë e re në Durrës: Investim i standarteve europiane

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Pediatria e re do të shërbejë edhe për trajtimin e pacientëve të vegjël me COVID, në rast fluksi në QSUT

Tiranë, 19 Nëntor – Kryeministri Edi Rama me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë inaguruar pediatrinë e re të spitalit rajonal Durrës, një investim i qeverisë shqiptare që siguron standarde europiane në spitalin e fëmijëve të këtij qyteti.
“Ëshhtë një spital që do të ofrojë shërbime cilësore për fëmijët dhe kushte shumë të mira për personelin. Është një ndër spitalet më të mira pediatrike që kemi. Ka një kapacitet prej 90 shtretërish. Është menduar për çdo detaj, të ketë elementët e urgjencës dhe të sigurisë. Çdo detaj është bërë që t’i rezistojë kohës dhe të jetë funksional”, tha Manastirliu gjatë inspektimit në spitalin e ri pediatrik në Durrës.
Duke i’u referuar situatës së shkaktuar nga pandemia e Covid19, Manastirliu tha se pediatria e Durrësit do të mbështesë pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në rast se do të ketë shtim të rasteve të fëmijëve të prekur me Covid19.
“Duke qenë se QSUT po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë dhe nëse atje do të këtë shtimë të rasteve me Covid19 apo rritje të numrave, është menduar që pediatria e Durrësit të jetë në mbështetje të QSUT, pra të jetë back-up i tij. Për rastet me Covid kemi ambient të dedikuar dhe dhoma izolimi të posatçme”, bëri të ditur Manastirliu.
Pediatria e spitalit rajonal Durrës është investim i qeverisë shqiptare me vlerë 2.2 milionë euro, në infrastrukturë dhe aparatura të reja mjekësore. Me një kapacitetet 90 shtretër, Pediatria e re me infrastrukturë si dhe pajisjet biomjekësore të një teknologjie të lartë do të ofrojë një standard të ri të kujdesit shëndetësor, duke garantuar cilësi dhe siguri për shëndetin e pacientëve të vegjël. Spitali i Durrësit, bashkë me 4 spitale të tjera, është në skenarin e parë të përfshirjes së spitaleve rajonale në përballimin e situatës së COVID19, nëse ezaurohen kapacitetet në 4 spitalet COVID në Tiranë

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Parlamenti Europian e tha qartë: Provimet shtetërore duhet të jepen në shqip”/ Ziadin Sela:...

0
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përshëndetur miratimin e amendamentit në raportin e Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, i cili parashikon që...

Berisha shpërthen në Kuvend: “Po ndërtohet narkoshteti i vetëm në Europë”, kërkon tërheqjen e...

0
Një debat i fortë politik ka shoqëruar seancën plenare, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke...

Nga shalqiri te kastraveci – ekspertët zbulojnë ushqimet që mbajnë trupin të hidratuar gjatë...

0
Gjatë muajve të verës, kur temperaturat rriten ndjeshëm, organizmi ka nevojë për një nivel më të lartë hidratimi. Përveç konsumit të ujit, edhe disa...

‘Ndryshimi po vjen në Westminster’ – Andy Burnham futet në garë të fortë në...

0
Votuesit në zonën elektorale të Makerfield i janë drejtuar sot kutive të votimit në një zgjedhje të pjesshme që mediat britanike e cilësojnë si...

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve” – Erisa Xhixho akuza...

0
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për...