35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Në një tentativë për të ndaluar luftën, Papa Françesku kërkon takim me Putin

Papa Françesku është shprehur gjatë një interviste për ‘Corriere Della Sera’, se kërkon një takim në Moskë me Vladimir Putin, në një tentativë për të ndaluar luftën, por akoma nuk ka marrë një përgjigje nga ai.

Kreu i Vatikanit tha se në fillim të luftës ka komunikuar vetëm me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky ndërsa me Putinin nuk ka folur që për ditëlindjen e tij.

‘Në Kiev tani për tani nuk do të shkoj. Kam dërguar dy kardinalët Michael Czerny dhe Konrad Krajewski të cilët e kanë vizituar Ukrainën. Së pari duhet të shkoj në Moskë dhe të takoj Putnin. Por unë jam një prift, çfarë duhet të bëj?

Unë do të bëj atë që mundem nëse Putini hap derën. Ditën e parë të luftës telefonova presidentin ukrainas Zelensky, por nuk e thirra Putinin. Unë kisha folur me të në dhjetor për ditëlindjen time, por këtë herë jo, nuk e telefonova. Doja të bëja një gjest të qartë për ta parë e gjithë bota dhe kështu takova ambasadorin rus.

Më pas i kërkova kardinalit Parolin, pas njëzet ditë lufte, t’i dërgonte Putinit mesazhin se isha gati të shkoja në Moskë. Ne nuk kemi marrë ende një përgjigje dhe vazhdojmë të këmbëngulim, edhe nëse kam frikë se Putini nuk mund dhe nuk do ta mbajë këtë takim tani. Por si mund të ndalosh kaq shumë brutalitet? Njëzet e pesë vjet më parë ne përjetuam të njëjtën gjë me Ruandën”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...