27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj 36-vjeçaria,autori i vrasjes endej i zhveshur në plazh

Një grua 36-vjeçare, Romina De Cesare, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Frosinone, e goditur me thikë. Trupi u zbulua pas një telefonate në 112, e cila raportoi për një individ që endej gjysmë i zhveshur në një gjendje konfuzioni të dukshëm në plazhin e Sabaudia.

Burri, Pietro Ialongo, 38 vjeç, ishte ish-partneri i viktimës. Ai u ndalua nga karabinierët të cilët më pas kryen një kontroll në shtëpinë e gruas, ku gjetën trupin e pajetë.

Kur karabinierët e ndaluan, ata nuk mund ta imagjinonin atë që zbuluar disa kilometra më larg, trupin e ish-partneres së tij, e cila kishte plagë të shumta me thikë. Burri tani ndodhet në paraburgim.

Në vendngjarje, hetuesit kanë kryer konstatimet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Gjithçka nisi me denoncimin e një burri gjysmë të zhveshur që endej pranë fabrikës së njohur Saporetti, në Torre Paula, në Sabaudia.

Ai ishte i hutuar, thoshte fraza të pakuptimta dhe për këtë arsye hetuesit e shoqëruan në spital. Më pas, duke u përpjekur për të rindërtuar identitetin e tij, edhe për shkak se burri nuk ishte i vetëdijshëm, ata u kthyen në një adresë dhe njoftuan kolegët e tyre në Frosinone.

Zbulimi tragjik- Në banesë gjetën gruan të shtrirë përtokë, të goditur me thikë për vdekje. Nga hetimet e para rezultoi se mes të dyve lidhja kishte përfunduar ose në çdo rast kishte pasur një krizë së fundmi. Disa të njohur të gruas thanë se prej 24 orësh nuk kishin mundur të kontaktojnë me të dhe hipoteza është se ajo është vrarë të hënën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

12 ditë luftë për jetën, ndërron jetë Ana Dyrmishi: nuk mundi t’u mbijetonte plagëve...

0
Një lajm i trishtë ka ardhur nga Turqia, ku 25-vjeçarja nga Durrësi, Ana Dyrmishi, ka ndërruar jetë pas 12 ditësh luftë me jetën. E reja...

Tragjedi në Farkë, 24-vjeçari përplas me makinë vajzën 1 vjeç e gjysmë gjatë manovrës...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Farkë, ku një fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi u...

“E bëra nga nervat, sepse humba kontrollin”, zbardhen detajet e vrasjes së 44-vjeçares shqiptare...

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi rajonin e Rodopit në Greqi, ku 44-vjeçarja Esma Muço u vra me thikë...

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...