17.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Shqipëria kualifikohet si kokë grupi, thyen 3-2 Bjellorusisë dhe prek çerekfinalet e Ligës së Kombeve.Cikalleshi dhe Manaj vulosin triumfin.

Shqipëria triumfon në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, nuk zhgënjen përballë Bjellorusisë duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të Ligës së Kombeve.

Me 11 pikë në 6 ndeshje, kuqezinjtë rrëmbejnë kreun e grupit duke bërë një hap shumë të rëndësishëm, sezonin e ardhëm të këtij turneu kalojnë në grupin B.

Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme edhe për trajnerin Edy Reja, i vendos jo pak herë në pikëpyetje. Në “Air Albania” të besuarit e italianit zhvilluan një pjesë të parë fantastike, ku Cikalleshi dhe Rey Manaj dhuruan spektakël ofensiv.

Në minutën e 19-të, Memolla hodhi në zonë një kros perfekt, aty ku me kokë Cikalleshi dërgoi topin në rrjetë dhe Shqipërinë në avantazh. Në minutën e 26-të, Rey Manaj arrin të fitoj një 11-metërsh ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë, Cikalleshi nuk gaboi duke realizuar edhe golin e dytë për Shqipërinë.

Shqipëria uli ndjeshëm ritmin e lojës në fraksionin e dytë duke qarkulluar topin në përpjekje për të ruajtur avantazhin e dyfishtë. Bjellorusët besuan dhe u futën sërish në lojë në minutën e 80-të duke ngushtuar diferencat në 3-2. Minuta e mbetura nuk sollën ndryshim në rezultat me kuqezinjtë që festojnë për këtë arritje të rëndësishme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...