27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Ekspertët thonë: Një orë vrap, 7 orë jetë më shumë…

Vrapi është një nga aktivitetet fizike më shpërblyese për shëndetin dhe jetëgjatësinë.

Në cdo hap të hedhur gjatë vrapit, në organizëm vihen në punë plot 200 muskuj.

Një studim i publikuar në revistën Progress in Cardiovascular Diseases, ka zbuluar se për çdo orë që shpenzoni duke vrapuar përfitoni 7 orë shtesë jetë.

Për më tepër, ata që vrapojnë  20-30 km në javë kanë një imunitet më të fortë dhe janë më pak të prirur të sëmuren nga e ftohura.

  • Vrapo Që Të Ruash Mendjen

Ekspertët thonë se vrapi e ndihmon njeriun të mbajë mendjen të mbledhur.

Ai mban larg depresionin dhe ankthin sepse gjatë vrapit, trupi çliron endorfinë, hormon që na bën të ndihemi më të lumtur, më pozitiv dhe shpresëplotë.

  • Vrapi i bën mirë zemrës, imunitetit, mushkërisë, trurit dhe gjakut.

Studimet të cilave u referohet Opennews.al thonë se njerëzit që vrapojnë rregullisht janë 25-40 përqind më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme dhe jetojnë të paktën 3 vjet më shumë se njerëzit që nuk vrapojnë.

Sikur të mos mjaftonin këto përfitime, ekspertët nënvizojnë faktin se vrapi është shpërblyes në shumë aspekte të jetës.

Ai e ndihmon njeriun të ndërtojë një karakter më të fortë, të ketë disiplinë e të jetë më i balancuar e krijues në punë dhe në jetën personale.

  • Vrapo Që Të Kesh Kocka Më Të Forta

Sipas këtij studimi të Universitetit të Miçiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vrapi i rregullt përmirëson shumë qëndrueshmërinë afatgjatë të kockave.

Sipas tyre, nëse njeriu vrapon 12-20 minuta tre herë në ditë, mundet të rrisë dendësinë minerale të kockave duke i bërë ato më të forta.

  • Vrapi, Burrat Vrapojnë Më Shpejt, Gratë Rezistojnë Më Gjatë

Disa ekspertë janë të mendimit se mënyra e të vrapuarit bazohet shumë tek gjinia.

Së pari, zemra e një gruaje besohet të jetë më e vogël në përmasa nga ajo e një burri.

Një zemër e madhe mund të pompojë gjak të oksigjenuar më shumë dhe më shpejt drejt të gjithë trupit.

Kjo është arsyeja përse meshkujt vrapojnë më shpejt dhe më gjatë.

Gratë nga ana tjetër kanë qëndrueshmëri më afatgjatë.

Në maratona të ndryshme është vërejtur se ndryshe nga burrat, gratë përshpejtojnë vrapin në pjesën e dytë të garës.

Në fillim të saj, ato qëndrojnë pas megjithatë në mënyrë të ngadaltë e të qëndrueshme ata rrisin shpejtësinë dhe kapin majat më të larta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...