26.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Paloka njofton të premten mbledhjen e Këshillin Kombëtar/ “I vetmi organ që mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar të PD-së”

Një ditë pasi kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar të PD, për një qëndrim për zgjedhjen e Presidentit të vendit, deputeti Edi Paloka Paloka ka njoftuar se ditën e nesërme në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.

Në këtë mbledhje do të miratohet qëndrimi mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit, ka bërë me dije Paloka.

“Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit për momentin ushtrues i kompetencave të Kryesisë dhe kryetarit të PD-së ka vendosur thirrjen e mbledhjes së këshillit kombëtar të PD-së nesër në 6 maj në orën 18:00. Qëllimi i mbledhjes përveç konstituivit është edhe përcaktimi i një qëndrimi politik të PD-së lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Bazuar në nenin 44 të statutit mbledhja duhej mbajtur brenda 5 ditëve, por për shkak të natyrës urgjente të çështjes që trajtohet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi që mbledhja të mbahet nesër.

Këshilli Kombëtar është i vetmi organ që mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar të PD-së lidhur me një çështje të rëndësishme politike siç është ajo e zgjedhjes së Presidentit, pasi në bazë të statutit, edhe të vjetrit, edhe të riut, Këshilli Kombëtar është organi më i lartë që drejton veprimtarinë e PD-së në periudhën mes dy kuvendeve”, deklaroi Paloka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...