27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Rusia dëbon shtatë diplomatë nga Ambasada e Danimarkës në Moskë/ “Ata duhet të largohen nga shteti brenda dy javësh”

Rusia ka njoftuar për dëbimin e shtatë personave nga Ambasada e Danimarkës në Moskë, duke iu kundërpërgjigjur një vendimi të ngjashëm të Kopenhagenit.

“Ata duhet të largohen nga shteti brenda dy javësh”, tha Ministria e Jashtme ruse përmes një deklarate të lëshuar më 5 maj.

Ky njoftim i Rusisë vjen pikërisht një muaj pasi Danimarka dëboi 15 punonjës të Ambasadës ruse në Kopenhagen, duke thënë se dëbimi i tyre do të dërgonte “një sinjal të qartë në Moskë se ne nuk do të pranojmë që zyrtarët e inteligjencës ruse të spiunojnë në tokën daneze”.

Ministria e Jashtme ruse tha po ashtu se ia ka refuzuar kërkesën për vizë një diplomati të Danimarkës dhe se “rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë hapa të tjerë hakmarrës kundër veprimeve jomiqësore të Danimarkës, të cilat do t’i bëhen publike palës daneze”.

Shtetet evropiane dhe aleatët perëndimorë kanë dëbuar diplomatë rusë dhe punonjës të ambasadave, qëkur Moska ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...