8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Shqiptarët në Gjermani marrin me qira hotelin me 48 dhoma dhe e kthejnë në “shtëpi bari”

Dy shqiptarë kanë dalë para një gjykate gjermane për shkak se akuzohen për kultivim kanabisi. “Aktivitetet e pazakonta” në “Haus Bergmann” në Bismarckstrasse kishin tërhequr vëmendjen e policisë nëntorin e kaluar. Në fund, hetuesit zbuluan 1500 bimë kanabis në një ish-hotel. Sipas mediave gjermane të arrestuarit janë 32-vjeçari Erblin S. dhe Eugert Q. 21-vjeç.

Vendimi përfundimtar për ta pritet të merret më 1 qershor. Njëri nga të akuzuarit thuhet se e kishte marrë me qira pronën. Më 1 mars 2021, të akuzuarit thuhet se kanë filluar rritjen e bimëve të kanabisit në 15 dhoma të përgatitura posaçërisht. Në fund, plantacioni mësohet se është shtrirë në të 48 dhomat e ish-hotelit. Edhe dhoma e “boëlingu-t” në bodrum thuhet se është shndërruar në “kopsht”.

Nëse do të kishte sukses, shqiptarët do të merrnin mbi 125 kg mariuhanë dhe do të fitonin mbi 1 milion euro. Ajo që ka shokuar opinionin në Gjermani është se si mund të qëndrojë një plantacion i tillë nën radarin publik për muaj të tërë? Në mes të qendrës së qytetit, i rrethuar nga ndërtesa banimi dhe fqinjë të vëmendshëm?

Kushdo që e njeh skenën e di se “shtëpitë e barit” drejtohen me shpenzime të mëdha. Vaska dhe dheu për bimët, teknologji e gjerë për ndriçimin dhe ajrosjen – e gjithë kjo mund të ketë kushtuar mijëra euro.

Plantacione të tilla zakonisht operohen në zona komerciale për të shmangur vëmendjen e publikut, por shqiptarët kishin rrezikuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...