20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Kriptovalutat dhe Call Center-at janë kthyer në fenomen kriminal”, shprhet Braçe i revoltuar

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ngritur shqetësimin e kriptovalutave dhe të call center-ave, që sipas tij u kthyen në një aktivitet kriminal.

Braçe kërkoi nga kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete se çfarë masash janë marrë, pasi siç u shpreh deputeti në vitin 2018 Komisioni i Ekonimisë kishte lënë disa detyra, por nuk u zbatuan.

Braçe u shpreh se Shqipëria u bë trupi i botës për shkak të mashtrimit të qytetarëve me anë të call centerave.

“Për shkak të aktivitetit kriminal të gjerë veçanërisht në tregun kapital por edhe të kriptovalutave. Unë mendoj që raporti i AMF do ti kushtonte vëmendje këtyre fenomeneve. Për fat të keq në raport nuk ka asgjë për to.

Në 2018 në Komisionin e Ekonomisë kjo çështje ka qenë kyçe. Ne lamë detyra të qarta. Fenomeni sapo ishte shfaqur veçanërisht me call centerat.

Ne lamë detyra, por jo vetëm që nuk janë përmbushur, por fenomeni është bërë aq i madh sa u kthye në një fenomen kriminal. Ajo që më shqetëson është se asnjë nga institucionet financiare nuk është marrë me këtë aktivitet.

U bëmë qendra e botës, turpi për shkak të raportimeve që erdhën nga agjenci ligjzbatuese të vendeve ku qytetarët ishin mashtruar përmes këtij procesi.

Kemi goditur për shkak të informacionit të tyre.

Cili ka qenë aktiviteti i AMF për të goditur këtë fenomen. Çfarë ka bërë autoriteti për të zbatuar ato që la komisioni?

Nga agjenci të tjera, përfshi SHISH apo agjenci të tjera që merren me krimin ekonomik, keni pasur informacion apo jo?

I njëjti fenomen kriminal është shfaqur në kriptovaluta. Parlamenti kreu një përpjekje të mirë muaj më parë duke miratuar legjislacionin e domosdoshëm për të rregulluar veprimtarin në këtë fushë. Mase jemi të parët që e kemi pranuar me ligj, por problemi është aktiviteti kriminal dhe i palicensuar që po bën kërdinë veçanërisht në zonën Tiranë Durrës. Janë agjenci të tjera ligjzbatuese që janë marrë me fenomenin dhe goditjen e fenomenit. Tani që kemi një bazë ligjore, cilat kanë qenë masat e mara nga autoritet për goditjen informale në këtë treg”, tha Braçe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...