7.5 C
Tiranë
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Agron Shehaj bën denoncimin e fortë: Do të ndërtojnë resort në Parkun e Butrintit, ja se si Rama i favorizoi

Kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar sot se nuk dihen aspak të shqetësuar nga sulmet e kryeministrit Edi Rama gjatë ditëve të fundit.

Ndërkaq i pyetur nga kreu i KLP për një mosvarrëveshje mes SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, Kraja e mohoi një gjë të tillë ndërsa shtoi se i vetmi problem është ai konceptual mes drejtuesve për mënyrën si duhet të funksionojnë institucionet.

Alfred Balla: Si ndihen moralisht trupa e SPAK nga deklarimet e fundit? Cfarë nuk shkon mes SPAK dhe BKH?

Arben Kraja: Në lidhje me pyetjen e parë të gjithë prokurorët e Posaçëm janë koshient që merren me hetime të rëndësishme dhe për persona të lidhur me krimin dhe persona të lidhur me pushtet. Padyshim do ketë presione dhe opinione të ndryshme, por e rëndësishme për ne është që të jemi korrekt me ligjin.

Ne kemi bërë mbledhje dhe këtë i kam thënë edhe hetuesve, bëni detyrën dhe jepni rezultat.

Për pyetjen e dytë, hetuesit e Byrosë dhe prokurorët punojnë bashkë dhe kanë bashkëpunim. I vetmi problem është problem konceptual mes drejtuesve për mënyrën si duhet të funksionojnë institucionet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT