20.5 C
Tiranë
Saturday, May 23, 2026
spot_img

“Kjo është hipokrizi”/ Huaja 50 milionë euro, Grida Duma: “Në rast se gratë e politikës nuk mbrojnë vetëveten, largqoftë se s’dinë të bëjnë politikë”

Deputetja e PD-së, Grida Duma teksa diskutoi mbi marrëveshjen e huas me agjencinë franceze për zhvillim, deklaroi se shuma prej 50 milionë euro për gratë është borxh.

Duma kërkoi nga qeveria që kjo marrëveshje të paraqitet ashtu siç është si një borxh publik dhe jo të shitet sikur do të shkojë për barazinë gjinore në vend.

Ajo theksoi gjithashtu se do ta votojë pro marrëveshjes, por kërkoi nga qeveria që paratë të shkojnë drejtpërdrejtë te gratë dhe jo të shpërndahen projekteve të ndryshme për të mësuar gratë si të sillen.

“Të bësh një propagandë alla komunist. Shikoni; ‘Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne nuk ka. Ne nuk kemi arritur shumë, por do bëjmë gjithçka. A kemi bërë gjithçka? Jo! Por kemi bërë mjaftueshëm’. Një gjë e dini dhe ju, kjo gjëja, 50 mln euro nuk është barazi gjinore. Ky është debati që kemi bërë. Kjo 50 mln euro është mbështetje. Jam e fushës së barazisë gjinore, e di se ça do të thotë se çfarë do të ndodhte me 50 mln euro për barazinë gjinore. Ju jeni ata që bëni dhe shani vetëveten. Njerëzit nuk ju dëgjojnë juve, se ata s’kanë detyrë t’ju dëgjojnë, Por duan të marrin produkt nga ju. Nuk është çështja nëse shifrat në letra rriten apo jo, por çfarë ndodh me realitetin e gruas. S’ka shanse që një grua që dhunohet, t’i vendoset një byzylyk te dora dhe t’i thotë je e mbrojtur. Gratë vriten. Janë shifrat tuaja. Shifrat tuaja tregojnë se nga 2016-ës, vrasja e grave brenda mandatit tuaj, deri në 2020, kanë shkuar 80.9%. 90 përqind e vrasjeve me bazë gjinie janë gra. E dimë se pse ndodh. Janë të varfër. Nuk është çështja të ndërtosh projekte për gratë e administratës.

Kjo është hipokrizi. Në rast se gratë e politikës nuk mbrojnë vetëveten, largqoftë se s’dinë të bëjnë politikë. barazia gjinore nuk është që t’i japim 50 mln me kapakun e pusetës. Kam pyetur dhe më thanë; është borxh. A mund të dilni këtu dhe të thoni të vërtetën! Çfarë nxijmë ne, kur janë rritur me 10% vrasjet. Ju thoni; askes te asetet. Që dmth se kur shitet një pronë, noteri s’ka të drejtë që ta shesi pa firmën e gruas. Si krah pune 42% e mbulon gruaja si krah pune në bujqësi. E dimë se si është bujqësia, krah pune, primitivitet. Gruaja shqiptare rrihet nga vjehrri, nga vjehrra, nga burri, nga të gjithë. Kap ça të kapësh, e kemi kthyer në moto. Barazia gjinore është kthyer në çështje klikimesh. Pres që dikush nga ju të thotë; po zonjë, kjo nuk është barazi gjinore, por borxh dhe deficit. Ne nuk jemi pro kësaj gjëje, se kundërshtuam për një arsye tjetër, sepse mendojmë se marrja e parave nga ADF është ADF prestigjioze që do të moderojë buxhetimin. Pse Serbia merr projekte dhe ne nuk marrim? Pse ne marrim borxhe dhe ata projekte? Ne arrijmë me zor të bëjmë një projekt dhe po i paguajmë sot ato që kemi bërë dje.”, tha Duma.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...