23.6 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Salianji: “Lufta e Edi Ramës ndaj SPAK-ut, veçse për të hequr vëmendjen nga problematikat, ka kontroll dhe bën aq sa i duhet”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se ka abuzime të shumta në tenderin e rrugës Korçë-Ersekë.

Duke iu referuar denoncimeve të qytetarëve ai thotë se është rritur me 17 mln euro për 9 % të punimeve në këtë aks, ndërkohë që qytetarët nuk kanë marrë shpronësimet për metrat e tyre. Ai gjithashtu foli edhe për një denoncim tjetër të Ministrisë së Brendshme.

“Lufta e Edi Ramës ndaj SPAK-ut, veçse për të hequr vëmendjen nga problematikat, bëhet për tre arsye. Rama ka kontroll dhe bën aq sa i duhet. Paratë e taksapaguesve kanë shkuar që të ketë një drejtësi të pavarur dhe të shkohet deri në fund me ata që kanë mbrojtje politike. Edi Rama e bën për t’i thënë partnerëve që i ka pasur patronazhistë kryesorë. I ka keqpërdorur duke i intimiduar midis tyre. Operacionin OFL e përdorën për të intimiduar dhe kërcënuar çdo kriminel e përdorur për Partinë Socialiste. E treta është që të kërcënojë SPK-un për t’i treguar kufijtë. E kërcënon me skualifikim. Me këtë tregon sikur i hodhi hi syve të gjithë shqiptarëve. Nuk ka mbrojtje më të mirë politike për kundërshtarin politik, se sa ta sulmojë kundërshtari politik. Jeni kthyer në akuza nga viti ’90, a thua se nuk keni 30 vite në këtë sallë.

A thua se nuk kanë 30 vite në pushtet. Sot është një retorikë e shpifur, e kanë bërë politikën më interesante te Portokallia te Zona e Bërrylit se sa te Portokallia këtu. Kjo është situata që e ka vendosur PS fokusin e vëmendjen. Çdo autoritar të gjithë këta të llojit të vet që janë në rajon dhe zona të tjera vendosin vetë, njerëzit e vet nga paranoja për të pasur pushtet. Të gjitha mediat merren me këtë. Edhe ne kemi rënë në këtë grackë. Skandale pas skandalesh të denoncuara. Ndërkohë që rritet me 17 mln euro për 9% të punimeve rruga Korçë-Ersekë më shkruajnë qytetarët që nuk kanë marrë akoma shpronësimet për 200 metra, dikush 300.

Nuk i marrin paratë e shpronësimeve, por për oligarkët ka. Ndërkohë që dilja këtu më sillnin një denoncim tjetër se si Ministria e Brendshme, i kishte dhënë tenderin një kompanie që kishte 300 mijë euro më pak ofertë, po ndërkohë Komisioni i Prokurimit i jepej një kompanie që kishte 300 e ca mijë euro më shumë. Këtu diskutohet se si ndahet paraja, keqpërdoren asetet shtetërore në funksion të PS dhe si të mbulohen në media dhe t’i hidhet hi syve shqiptarëve sikur në këtë vend nuk ka ndodhur asgjë”, tha Salianji.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...