27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Stadiumi “Air Albania” hap dyert prë UEFA-n,ja seria e kativiteteve në Tiranë në këto ditë

Stadiumi kombëtar “Air Albania” do të hapë dyert për finalen e parë në historinë e UEFA Conference League më 25 maj, kompeticioni më i ri i UEFA-s.

Në kuadër të këtij eventi madhështor ku puna ka nisur prej javësh është përgatitur ndër të tjera edhe një plan i detajuar me një sërë aktivitetesh që pritet të përfshijnë Tiranën në ato ditë.

Në lidhje me këtë plan, drejtori i Marketingut në FSHF, Gazmend Malo tregon disa nga detajet kryesore për fshf.org, që nga brandimi i kryeqytetit, te aktivitetet e ndryshme në sheshin “Skënderbej”, ekspozimi i trofeut dhe darka zyrtare me të ftuarit ndërkombëtare.

Përgatitjet për eventin dhe aktivitetet e parashikuara – Përgatitjet janë të shumta, aktivitetet janë masive. Parashikohet që çdo njeri që do të zbresë në Shqipëri në ato ditë do të kuptojë që ka të bëjë me një event madhor, duke nisur nga aeroporti, deri në pikat kryesore të qytetit. Brandimi do të nisë që nga aeroporti dhe do të vazhdojnë përgjatë Rrugës së Durrësit dhe më tutje do të kemi Sheshin Skëndërbej që do të jetë i gjithi i përgatitur për mikpritjen e tifozëve dhe simpatizantëve të futbollit.

Bulevardi do të ketë një dekorim të veçantë dhe më tej edhe stadiumi, që është arena kryesore e këtij aktiviteti. Përveç këtyre do të ketë edhe dy pika takimi të tifozëve, Fan Meeting Points, ku do të takohen tifozët e dy klubeve të Romës dhe Feyenoord.

“Fan Festival” në Sheshin Skënderbej – Sa i përket sheshit Skënderbej, aty do të jetë vendi kryesor ku do të zhvillohen aktivitetet. Do të ketë lojëra të organizuara posaçërisht për fëmijët, një fushë futbolli ku të gjithë njerëzit do të luajnë futboll në shesh, aktivitete të tjera për fëmijët dhe të rriturit.

Trofeu i parë i kompeticionit – Do të ketë ekspozimin e trofeut të vërtetë në këtë shesh, që do të jetë i ruajtur me Security të veçantë dhe do të vendoset në një skenë dhe njerëzit mund të shkojnë pranë tij dhe të bëjnë fotografi.

Darka zyrtare me të ftuarit ndërkombëtarë – Pjesë e veçantë e këtij organizimi do të jetë edhe darka gala ose thënë ndryshe darka zyrtare e aktivitetit. Është një organizim unik që nuk është bërë më parë në Shqipëri në këto përmasa. Darka do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe do të ketë një skenografi të veçantë, të menduar posaçërisht për këtë mbrëmje. Pjesëmarrësit do të jenë të niveleve të larta, duke nisur nga UEFA, si palë organizatore e kësaj finaleje, Presidenti Ceferin, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, sponsorë, si dhe pjesëmarrja nga Federata që do të jetë e niveleve më të larta, Presidenti Duka, Sekretari i Përgjithshëm si dhe të ftuar të tjerë dhe pjesëmarrja nga politika shqiptare do të jetë e niveleve më të larta. Kryeministri Rama do të jetë i ftuar, disa ministra etj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...