30 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Gara për kreun e PD-së/ Berisha dhe rivali i tij, Ibsen Elezi, nisin fushatën, zbulohet axhenda

Sali Berisha dhe rivali i tij në garën për kryetarin e PD-së, nisin këtë të premte turin e takimeve me anëtarë dhe simpatizantë të partisë

Ish-kryeministri Sali Berisha do ta nisë sot nga qyteti i Elbasanit fushatën për zgedhjen e kryetarit të PD-së në 22 maj. Ndërkohë që rivali i tij Ibsen Elezi i nis takimet të shtunën në Kukës e Has.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e tij dt. 13 maj 2022, në prani të përfaqësuesve të dy kandidatëve, u diskutua si pikë e parë e rendit të ditës kalendari i takimeve të kandidatëve.

Bëjmë me dije se turi i takimeve fillon sot:

E premte, dt 13 maj 2022

Ora 17.00 – Z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Elbasan.

E shtunë, dt 14 maj 2022

Ora 10.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës

Ora 11.30 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Has.

Ora 18.00 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Fier

Komisioni ka njoftuar menjëherë degët përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do të vijojë punën e tij me përkushtim për të garantuar për secilin kandidat konkurim të lirë, garë të hapur e shance të barabarta.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin e datës 22 maj 2022.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Abuzim me fondet? Ndalohen drejtoresha e Postës së Durrësit, shefja e financës dhe arkëtarja

0
Tre punonjëse të filialit të Postës Shqiptare në Durrës janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë, pas një kallëzimi penal të bërë nga Posta Shqiptare...

Horoskopi ditor, e Enjte , 16 Korrik 2026

0
♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të ecur përpara. Një iniciativë e re në punë ose në jetën personale mund të...

Parashikimi i Motit, e Enjte, 16 Korrik 2026

0
Për 16 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...