30 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Yuri Kim mesazh shqiptarëve: Të mësojmë nga gabimet e së shkuarës, të ecim drejt të ardhmes

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka mesazhe të forta për brezin e ri në Shqipëri, për të parë nga e ardhmja, duke nënvizuar fortë mbështetjen amerikane në këtë proces.

E pranishme në ceremoninë e përurimit të restaurimit të Kullës në kalanë e Pezës, ambasadorja Kim kujtoi heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, ndërsa pohoi se ajo ishte admiruese e tij.

“Ju falënderoj që jeni mbledhur këtu. Vlerësoj anëtarët e komunitetit që e mundësuan këtë projekt. Në fakt kjo është një ditë e veçantë, që shënon javën e Kulturës amerikane që do ta përdorim për të festuar 100-vjetorine vendosjes së lidhjes mes SHBA dhe Shqipërisë. Kjo javë nënkupton shumë aktivitete, koncerte, dhe aktivitete kulinare, por pas gjithë këtyre aktiviteteve, nëse kishte pikënisje, donim ta nisnim që këtu.

Desha ta nisnim që këtu dhe unë doja ta nisnim që këtu, jo për shkak të së kaluarës, por në fakt sepse ka lidhje me të ardhmen. Ne mund të mendojmë që jemi mbledhur këtu për të ruajtur të shkuarën, dhe për të adhuruar të shkuarën. Por ndodhemi këtu në fakt për të bërë këtë gjë, për t’i kujtuar vetes gjithë atë madhështi që kishim, dhe mund të ngrihemi dhe të jemi madhështor.

Nuk do të donte ndokush që të ktheheshim te e shkuara, por të bënim para drejt së ardhmes. Kur e shohim një vend të tillë, është e mrekullueshme, dhe sheh se bëhet fjalë për një tokë të mrekullueshme, tokë të Skënderbeut. Siç e dini të gjithë unë jam admiruese e Skënderbeut. Ju mund të mendoji se është toka e Skënderbeut, por është më shumë se kaq.

Është toka për të cilin punojnë, toka e fëmijëve tanë, toka e Brunos, e Izabelës, ndaj jemi të kënaqur që jemi këtu me të ardhmen. mund të mësojmë nga mësimet e së shkuarës. SHBA do të jetë krah jush për të rindërtuar. Duam të jemi së bashku dhe bashkërisht, gurë mbi gurë, tullë mbi tullë për të ardhmen, mund ta bëjmë këtë për të ardhmen. Faleminderit!”, tha në mesazhin e saj ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...