25.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Populli do t’i shtyjë pushtuesit drejt njohjes së plotë të realitetit”/Zelensky pasi shkarkoi një tjetër gjeneral

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka emëruar gjeneralmajor Ihor Tantsiura, komandant të forcave të mbrojtjes territoriale të Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke shkarkuar Yurii Halushkin nga detyra.

Sipas Ukrinform, dekretet janë postuar në faqen e internetit të kreut të shtetit, pa u dhënë më shumë detaje pë arsyet e këtij vendimi. Halushkin u emërua komandant i forcave të mbrojtjes territoriale të forcave të armatosura të Ukrainës më 1 janar.

Më herët, në mesazhin e tij ditor drejtuar popullit ukrainas, Zelensky njoftoi se trupat ruse po rigrupohen për të rinisur një tjetër sulm në Donbas për të konsoliduar pozicionet në Ukrainën jugore.

“Pushtuesit ende nuk duan të pranojnë se janë në hall dhe se i ashtuquajturi ‘operacion special’ i tyre tashmë ka dështuar. Populli do t’i shtyjë pushtuesit drejt njohjes së plotë të realitetit”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një mesazh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT