32.6 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Dështon raundi i parë për zgjedhjen e presidentit, Alibeaj flet në emër të PD-së

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve, e cila do të konstatojë mungesën e kandidaturave në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit, që do të konsumohet sot në sencën parlamentare.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, tha se dështimi i këtij raundi të parë rëndon mbi supet e mazhorancës. Edhe pse nuk ka shkuar në tryezën e negociatave për shkak të konflikteve të brendshëm, Alibeaj tha se opozita ka bërë gjithçka për këtë proces.

“Mbledhjet e Komisionit të Ligjeve nuk janë thjesht rutinë që shohin letrat, unë përfitoj nga ky moment, për tju bërë me dije juve si përfaqësues të mazhorancës, qëndrimin politik të Partisë Demokratike, i është bërë me dije mazhorancës, se ky proces do të duhettë përmbushë disa virtyte, që ti japë presidentit unitetin.

Për të dalë në një produkt të dëshiruar nga shqiptarët, ne si parlament, kemi detyrën e krijimit të një procesi, të ketë disa qëndrime që në thelb të krijojnë një procedurë e cila të çojë në profil presidencial të gjithëpranuar, me legjitimitet, për të mbushur qartësisht karrigen presidenciale. Kushtetuta përcakton që zgjedhja e presidentit të jetë konsensuale.

A jeni ju për të zgjedhur një president konsensual, qëndrimi ynë është ky, deri në përgjigjen tuaj, për opozitën dhe gjithë shqiptarët, ky dështim i këtij raundi të parë qëndron mbi supet tuaj. Përgjërimet që keni bërë deri tani, duken hipokrite, jemi në pritje të qëndrimit tuaj”, u shpreh Alibeaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...