35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

2 vjet nga shembja e Teatrit , shembjen e Teatrit Kombëtar, Meta: Tregon sa e pavarur është drejtësia në vendin tonë

Dy vite nga shembja e godinë së Teatrit Kombëtar, Presidenti Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, nga ku shkruan se ende nuk ka asnjë përgjegjës për këtë akt, të cilin ai e quan kriminal.

Sipas Metës, kjo tregon se sa e pavarur është drejtësia shqiptare. “Si sot, dy vite më parë, nëpërmjet një akti kriminal në mes të errësirës dhe në kulmin e pandemisë, u shemb barbarisht në zemër të kryeqytetit, godina historike e Teatrit Kombëtar.

Mirënjohje për të gjithë artistët jonkonformistë, gazetarët e pavarur, intelektualët dhe qytetarët e shumtë, të cilët edhe pse të tradhtuar pabesisht nga lidershipi opozitar, u shndërruan në simbole frymëzuese të rezistencës ndaj arbitraritetit, korrupsionit dhe dhunës shtetërore, duke zgjuar ndërgjegjen shoqërore për rrezikun që kërcënon trashëgiminë kulturore kombëtare.

Akti kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës për shkeljet ligjore dhe kushtetuese, për shkeljen e Konventave Ndërkombëtare ku vendi aderon, si dhe për falsifikimet e zyrtarëve në të gjitha nivelet, tregon se sa e pavarur është drejtësia shqiptare që për dy vite jo vetëm nuk ka shpallur një fajtor, por as ka dhënë një përgjigje mbi arsyet e emergjencës të shembjes barbare të Teatrit Kombëtar”, shkruan Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...