15.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Konferenca e kryetarëve, Gjekmarkaj: Propozojmë që Rama ta bëjë detyrën part-time, paradite kryeministër e…

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj e quajti të turpshëm për politikën shqiptare procesin për zgjedhjen e presidentit të Republikës.

I pranishëm në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj theksoi se pavarësisht problemeve në opozitë dhe mbi pushtetit të socialistëve, duhet bërë presion për zgjedhjen e një presidenti euroatlantik, si forma e vetme për të garantuar demokracinë në vend.

Kujtojmë se ditën e djeshme dështoi raundi i parë për votimin e presidentit pasi në parlament nuk u dërgua asnjë emër për votim, ndërsa sot në Konferencën e Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit të ri do të përcaktohet data për raundin e dytë, e cila duhet të jetë brenda 7 ditësh, pra deri më 24 maj.

Gjekmarkaj: Ne jemi brenda rregullores, kemi detyrimin t’i bëjmë këto mbledhje por po marrin formën e një gjëje ciklike që nuk prodhon politikë, por vetëm data. Ky proces që nuk është proces në fakt, besoj shumë që po e bën me turp politikën shqiptare, por me gjasë dhe turpi po i braktis trojet arbërore dhe po ikën nga Shqipëria. Maxhoranca ka numra për ta zgjedhur presidentin, por nuk mandate politike për ta zgjedhur atë.

Deri tani ngjajmë me ata që duan ta popullojnë marsin. As ju nuk dini asgjë, as ne nuk dimë asgjë sepse jemi opozita dhe një opozitë me probleme që s’po merremi vesh, por kjo nuk justifikon hilet e fshehta.

Ndoshta në optikën e njeriut që vendos për çdo gjë dhe për çdokënd, askush nuk është i denjë për postin e Presidentit të Republikës, atëherë ne mund të propozojmë që ta bëjë si punë part time paradite të jetë kryeministër dhe pasdite president Republike, t’i bashkojë dy poste në një.

Kjo është një ironi e hidhur e një realiteti ku jetojmë. Besoj shumë që Shqipëria ka nevojë për një President më shumë se sa një njeri i opozitës apo i PS-së. Një president euro-atlantik. Në këtë krizë ku gjendet demokracia shqiptare, euroatlantikët në Shqipëri janë e vetmja garanci që mund t’ia shpëtojnë formën dhe kornizën demokracisë shqiptare.

Revokoj këtu të gjithë faktorët politikë shqiptarë që mund të ndikojnë, do të ishte e udhës që secili të bëjë presion që Presidenti i ri të jetë as i Ramës, as i Berishës, as i Metës, por të jetë një person me integritet, me statusin e një personi të njohur dhe të pranuar nga bota perëndimore në Shqipëri si investim i rojtarit të demokracisë shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Studimi: Shtatzënia sjell ndryshime të qëndrueshme në trurin e gruas

0
Një studim i ri i realizuar nga Amsterdam UMC dhe i publikuar në Nature ka zbuluar se shtatzënia ndikon jo vetëm në trupin e...

Italia mes vendeve me jetëgjatësinë më të lartë: 83.4 vite mesatarisht

0
Italia vijon të renditet ndër vendet me jetëgjatësinë më të lartë në botë, me një mesatare prej 83.4 vitesh, sipas raportit më të fundit...

Netanyahu: “Izraeli më i fortë se kurrë, Irani i dobësuar”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua sot publikut, duke nderuar ushtarët izraelitë që kanë humbur jetën gjatë konfliktit. Në fjalën e tij, ai theksoi se...

Ndalohet trafiku i cisternave në Hormuz pas sulmeve në Liban

0
Trafiku i cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur pas sulmeve masive izraelite në Liban, duke rritur shqetësimet për furnizimin global me...

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...