33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Enkelejd Alibeaj në konferencë: Deri tani kemi qenë dinjitozë, presim qendrim për qendrimet tona

Deputeti Enkelejd Alibeaj e quan veten shumë dinjitozë në procesin për zgjedhjen e presidentit, për faktin se ka pranuar që të ulet në tryezën e kryetarëve.

Edhe pse nuk guxon të japë emra të kandidatëve të mundshëm, edhe pse po shkohet drejt raundit të dytë të votimit, Alibeaj foli me superlativa për rolin që po mban në këtë proces.

Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve:

Në një proces të tillë e rëndësishme është si hyn, ne kemi menduar që të hyjmë dinjitozë, se menduat që nuk do të merrnim pjesë, se menduam se do të bëheshim fasadë, deri tani kemi qenë dinjitozë. Në një situatë të tillë, kur mazhoranca i ka të vjedhura votat, për ta zgjedhur presidentin në raundin e katërt dhe të pestë.

Ne e dimë ju i keni 71 vota, gjithkush e di fare mirë se çfarë legjitimiteti keni ju për ta zgjedhur presidentin, ne bëmë këtë hap për të dalë nga kulisat, ne përcaktuam disa kritere dhe vlera, për të cilat duhet të bjemë dakord. Për të qenë një proces që të mos shndërrohet në një lojë, dëshira për të luajtur me brishtësinë e opozitës, kjo sfidohet duke u bërë pjesë e procesit.

Disa kërkesa elementare duhen, që o bëhen ose nuk bëhen në tre raundet e para, Kushtetuta fatkeqësisht, kërkon 84 vota vetëm në 3 raundet e para. Që ne të sfidojmë duhet të ketë një shprehje qëndrimi për qëndrimin tonë nga ana e mazhorancës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...