25.5 C
Tiranë
Saturday, May 23, 2026
spot_img

“Lefter Koka nuk ka përse të pendohet”/ Avokatët e ish-ministrit: “SPAK të kërkojë e gjejë bashkëpunëtorë te personat e tjerë”

Avokatët e ish-ministrit Lefter Koka, i cili qëndron pas hekurave, kanë dalë sot në një deklaratë për mediat, ku kanë kundërshtuar faktin që të jepet një masë e dytë sigurie nga gjykata.

Avokati i tij tha se ish ministri nuk ka pse të pendohet dhe të bëhet bashkëpunëtor.

“Lefter Koka nuk ka përse të pendohet e nuk ka përse të bëhet bashkëpunëtor se bashkëpunëtori në kuptimin e ligjit është një person që tregon përgjegjësi për veten e tij apo dhe për personat e tjerë.

Në rastin konkret Lefter Koka nuk ka përse të pendohet e të bashkëpunojë se të jesh i hapur me organin e hetimit, t’i përgjigjesh pozitivisht kërkesës që do japësh shpjegime për të treguar rrethanat e ngjarjes nuk do të thotë që je bashkëpunëtor me drejtësinë.

SPAK i ka të gjitha mundësitë e mjetet të kërkojë e gjejë bashkëpunëtorë por jo te Lefter Koka, te personat e tjerë që janë aty, të identifikohen, të thirren, të hetohen e ata nga ana e tyre të sigurojnë mbrojtës, të sigurojnë cigare nëse e pijnë apo dhe veshjet e stinës”, tha avokati.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...