16.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

Bandat shqiptare në Kolumbi në rritje ,mes 17 personave arrestohet dhe një shqiptar që transportonte drogë

Shtatëmbëdhjetë persona të gjashtë mes tyre një shqiptar, u arrestuan në disa qytete kolumbiane në një operacion të përbashkët kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për njëmbëdhjetë kolumbianë, dy venezuelianë, një italian, një domenikane, një holandez dhe një shqiptar, të cilët janë arrestuar në zona të ndryshme të Kolumbisë dhe kanë kërkesa ekstradimi në nëntë vende, përfshirë Spanjën, Italinë, Perunë, Belgjikën apo Brazilin.

“Policia Kombëtare ditët e fundit ka kapur 17 persona për qëllime ekstradimi”, tha drejtori i policisë kolumbiane, gjenerali Jorge Luis Vargas.

Vargas shpjegoi se “këta njerëz kërkohen nga vende të ndryshme për krime që lidhen me koordinimin, marrjen, dërgimin, ruajtjen e drogës, veçanërisht kokainës. Në të njëjtën mënyrë për zhvatje dhe krime të tjera të vogla.”

Kështu, ata ishin të ngarkuar me detyrën për dërgimin e drogës në ato vende “nëpërmjet anijeve të mallrave, automjeteve me depo, me kokainë të fshehur në ushqime, pajisje farmaci, materiale ndërtimi dhe forma të tjera të fshehjes”.

Mes të arrestuarve është edhe Diego Mauricio Blanco, i cili sipas policisë kolumbiane është pilot i dyshuar i një prej organizatave më të mëdha kriminale për trafikun e kokainës në Brazil, i njohur si ‘Clan Rocha’.

Ky grup, sipas raportit të policisë, ka lidhje me strukturën e Komandës së Parë të Kryeqytetit (PCC) të Brazilit, një nga grupet që, sipas hetimeve të policisë, mund të përfshihet në vrasjen e prokurorit paraguaian antimafia Marcelo Pecci që ndodhi 10 majin e kaluar në ishullin Barú, afër Cartagena de Indias.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...