7.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

” Na e shpife seriozisht”, Arjola Demiri i kthehet keq komentueses “Shikoni veten merruni me veten”

Aktorja Arjola Demiri u përgjigjet shpesh ndjekësve të saj që e kritikojnë për pamjen apo gjëra të tjera. Së fundmi ajo është akuzuar dhe kritikuar shpesh për përdorimin e photoshopit në postimet që bën.

Aktorja ka reaguar keq duke publikuar në Instastory foton e një ndekësje bashkëngjitur me një status. Ajo i është kundërpërgjugjur publikisht komentit të ndjekëses, duke i këshilluar që “të merret me veten e saj.”

“Do t’i kushtoj pak kohë kësaj zonjës këtu që ia paskam shpifur!? Me një bindje befasuese na bëri i kuçdedrën e Shrekut… Thua ti se kam dalë të shes mend e bukuri. Dhe kjo zonja e indinjuar që s’më bën dot tag dhe ka frikë që nuk ja shikoj komentin fantastik, a thua se ka bërë gjetjen e vitit. Mirë kjo, po na flet në emër të popullit… E kanë lëshuar Shqipërinë të gjithë në azil po shikojnë nga e shpifura ime. Po e hiperbolizon me km larg krahasimin me fusha e male mbu bukurinë apo ku ta di unë. Ooo ku ju çon mushka, shikoni veten merruni me veten se nuk ju del koha për mua.”- shkruan Arjola.

Ndërkohë ndjekësja në komentin e saj akuzon Arjolën për përdorimin e filtrave.

“Ti moj motër mund të përdorësh dhe mamanë e filtrave, ama ne si popull të kemi shikuar gati 5 muaj çdo ditë live në tv dhe ti je male e kodra e fushat e mëdhaja të Tropojës larg asaj që nxjerr filtra. Na e shpife seriozisht. (I paske dhe tags të mbyllur dhe do na fshish komentin.)”– shkruan ndjekësja.

Më tej aktorja ka publikuar edhe një video, ku shprehet se nuk e kupton frustrimin e femrave ndaj editimit të fotove. Ajo ironizon duke iu thënë ndjeksve të saj të përdorin gjithashtu filtra, për të përmirësuar shpirtin dhe pamjen.

“Kam shumë kohë që nuk po e kuptoj frustimin e femrave ndaj editimit të fotove, se nuk e kam shpikur unë. E ka shpikur dikush tjetër që ta përdorim ne. Por pse nuk i përdorni të njejtat filtra që përdor unë përdorini edhe ju. Mos u ndjeni keq, mos u ndjeni të frustruara ndoshta ju përmirësojnë edhe shpirtin edhe pamjen. Edhe pak më pozitivë.”– shprehet Arjola.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...