18.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Rama takim me KIE:Vizitat e tij të shpeshta tregojnë ndryshimin me disa vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit me presidentin e Këshillit Europian, që u mbajt në Tiranë.

Rama u shpreh gjatë konferencës për mediat se intensifikimi i vizitave të liderëve të lartë europianë në Tiranë është një tregues që Shqipëria është në rrugën e duhur drejt integrimit europian.

Pasi falënderoi Michel për mbështetjen e palëkundur pas tërmetit dhe gjatë pandemisë, Rama tregoi se gjatë bisedimeve me zyrtarin e lartë europian bisedoi dhe për situatën në Ukrainë dhe reforma në drejtësi.

Edi Rama: Charls Michel rikthehet në Tiranë, përsëri, është shumë e rëndësishme që për një moment të bësh dallimin e një periudhe të para disa viteve më parë, që të bësh dallimin e intesitetit të komunikimit mes Shqipërisë dhe BE-së.

Jemi në një nivel krejt tjetër të bashkëjetesës në suazën politike europiane, për ta afruar më shumë Ballkanin Perëndimor drejt BE-së. Nuk besoj se shqiptarëve, do tiu duket e tepërt, përsëritja e shprehjes së mirënjohjes për mbështetjen që BE i ka dhënë vendit në momente të vështira.

Janë momente që kanë shënuar pika shumë të rëndësishme në marrëdhëniet mes BE-së dhe Shqipërisë. Folëm për situatën dhe sfidat, folëm në detaje për procesin, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në axhendë, për çeljen formale të bisedimeve për anëtarësim, folëm për Ballkanin e Hapur dhe të gjitha sfidat e brendshme të rajonit, dhe për reformat.

Kryesorja ajo në drejtësi, që po jep frytet e saj, ku dje u godit një rrjet kriminal. Duke i dhënë goditjen më të thellë të krimit të organizuar, që tregojnë qartë që jo vetëm në rrugën e duhur, por kemi hedhur hapa domethënës, edhe në krahasim me vendet që tashmë i kanë çelur negociatat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...