33.8 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Meta: “Pas 24 korrikut do kem përgjegjësi të tjera në raport me qytetarët, një ushtar i paparë i mbrojtjes së vlerave të Republikës”

Pasi të lërë Presidencën, pas 24 korrikut 2022, Ilir Meta tha se do të jetë “një ushtar i paparë”. Sipas kreut të shtetit, deri në atë datë, “ky institucion do jetë një kështjellë. Ka qenë kështjellë e rrethuar ka qenë nga pjellat më të pabesa të këtij vendi”.

“Unë i mbaj premtimet. Deri në 24 korrik ky institucion do jetë një kështjellë që ka qenë kështjellë e rrethuar ka qenë nga pjellat më të pabesa të këtij vendi.

Por në momentet më kritike të këtij vendi i është bërë thirrje popullit dhe ata janë tërhequr përkohësisht nga vendimet e tyre.

Unë nuk mendoj se jam në gjendje të bëj çdo gjë, nuk kam aftësi çudibërëse.

Përderisa ata ishn të vendosur, të gjithë ata aktorë që unë i kam përmendur t’ja jepnin të gjitha pushtetet një qeverie gangstere, kam qenë i qartë që në 26 prill se çfarë do ndodhte me këtë institucion.

Do thoni ju pse nuk je larguar që në atë moment? Se unë kam bërë një betim mbi Kushtetutën.

Edhe afati kushtetues është pjesë e këtij betimi për mua me rëndësi të kryej me përgjegjshmëri maksimale patriotizëm këtë detyrë deri në 24 korrik.

Pastaj përgjegjësinë për gjithçka sigurisht do e ketë zoti apo zonja presidente e ardhshme që i urojmë suksese.

Unë do kem përgjegjësi të tjera në raport me qytetarët në raport me opinionin publik, do jem një ushtar i paparë i mbrojtjes së vlerave të Republikës si e kam treguar dhe në këtë detyrë”,  u shpreh Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...