8.5 C
Tiranë
Monday, December 8, 2025
spot_img

“Vandalët rilindas me votën e tyre do kafshojnë Butrintin”/ Vasili: “Një mrekulli arkeologjike që për ta është thjesht një mundësi për të zhvatur para”

Ditën e nesërme në Kuvend do të votohet koncesioni i Butrintit. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale.

Ai shprehet se Butrinti nuk mund të kushtojë kurrë 5 milion dollarë pasi është një pasuri e paçmueshme dhe e papërsëritshme.

Vasili thekson se për Butrintin duhet një masterplan që garanton ruajtjen e plotë dhe të sigurt të vlerave të tij.

Reagimi i Petrit Vasilit

Neser ne Parlament vandalet rilindas me voten e tyre do kafshojne Butrintin!

Butrinti eshte atje prej mijra vjetesh.

Nje mrekulli arkeologjike e dimensioneve te pashoqe ndaj edhe eshte njohur nga UNESCO qe ne vitin 1992.

Ndersa per qeverisjen rilindase eshte thjesht nje mundesi per ta plackitur dhe per te zhvatur para’ dhe kaq.

Neser vandalet e rilindjes do te votojne Koncesionin e Butrintit, pra kafshimin e tij nga dhembet e pangopur te tyre.

Po degjojme edhe qe nje fondacion do na dhuroje 5 milione dollare dhe keto do te jene shpetimi dhe perligjia e gjithshkaje.

A kushton vetem 5 milion dollare Butrinti?

Jooo, kurren e kurres!

Butrinti eshte pasuri e paçmueshme, unikale, e paperseritshme dhe miliardat jane te varfer perpara tij

Kjo qeveri, qe ka vjedhur ne menyre te provuar miliarda dollare nuk paska para’ per sitin me te mrekullueshem arkeologjik te Shqiperise dhe me vlere absolote boterore dhe keto 5 milion dollaret do na nxjerrin nga halli.

Kjo qeveri, qe zhvat 22 milion euro per nje km rruge nuk paska para’ per Butrintin dhe po na tund dhuraten 5 milion dollare si shpetim.

Butrinti kerkon nje masterplan, qe garanton ruajtjen e plote dhe konservimin e plote e te sigurte te vlerave te mrekullueshme te tij.

Kjo kerkon konsultimin e gjere me profesionistet shqiptare, qe ne dhjetra vjet e kane mbrojtur e mirmbajtur ate.

Çdo kosto financiare nuk eshte asgje perpara vlerave madheshtore dhe te paperseritshme te Butrintit.

Vetem 5 km nga rruget e florinjta te rilindjes do te mjaftonin per mobilizuar ne nje minute mbi 100 milion euro per Butrintin.

Ne kete menyre edhe per dhjetra vitet, qe do te vijne kjo vlere unikale do te mbrohej e trashegohej.

Neser vandalet kulturore dhe banditizmi grabitqar i rilindjes do te kafshoje pa meshire serish Butrintin.

Keta vandale me te zi se pushtuesit vetë nuk kane asnje ndjenje pergjegjesie mbi vete, sepse kredua e tyre eshte vetem rrembimi.

Neser do te ndodhe nje votim kriminal kunder Butrintit.

Nje votim kunder atdheut, trashegimise se cmuar kulturore e historike dhe do dalin ne pah lakuriq vandalet ashtu te pacipe, te paturp dhe te paAtdhe ne fund te fundit ashtu siç jane!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tensionet brenda PD-së: Berisha urdhëron sabotazhe ndaj takimeve të Salianjit

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket i alarmuar nga aktiviteti i ish-deputetit Ervin Salianji, i cili ka nisur një tur takimesh me demokratët...

Alibeaj: “Lëvizja e Salianjit trazoi PD, fundi i ciklit politik po vjen për të...

0
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në një studio televizive, ka analizuar situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe ndikimin e lëvizjes së Ervin Salianjit që...

Legjenda belge e futbollit Glen De Boeck ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

0
Legjenda e futbollit belg, Glen De Boeck, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një hemorragjie të madhe në tru që e la në...

Tiranë: Arrestohet 21-vjeçari që nxiste të mitur për vjedhje dhe shiste sende të paligjshme

0
Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë nga policia, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje dhe ka nxitur një të mitur 13-vjeç për të vjedhur. Sipas...

Shqiptari Taulant Toma u arratis nga burgu i Operas në Milano: “Hekurat e qelisë...

0
Një arratisje spektakolare ka ndodhur në burgun e Operas në Milano, ku 41-vjeçari shqiptar Taulant Toma, i njohur për tentativat e mëparshme të arratisjeve,...