14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Do të ketë një krizë në botë”/ Zelensky: “Rusia ka bllokuar pothuajse të gjitha mundësitë detare për të eksportuar ushqime”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për bllokimin e eksportit të 22 milionë tonë produkteve ushqimore dhe paralajmëroi se nëse portet e saj nuk zhbllokohen, shumë vende do të përballen me krizë ushqimore.

“Komuniteti botëror duhet të ndihmojë Ukrainën të zhbllokojë portet detare, përndryshe kriza energjetike do të pasohet nga një krizë ushqimore dhe shumë vende të tjera do të përballen me të”, tha Zelensky gjatë një takimi me mediat pas bisedimeve me kryeministrin portugez António Costa në Kiev të shtunën, sipas zyrës së presidentit.

“Rusia ka bllokuar pothuajse të gjitha portet dhe të gjitha, si të thuash, mundësitë detare për të eksportuar ushqime – grurin tonë, elbin, luledielli dhe më shumë. Shumë gjëra”, tha ai, sipas deklaratës.

Do të ketë një krizë në botë. Kriza e dytë pas asaj energjetike që u provokua nga Rusia. Tani do të krijojë një krizë ushqimore nëse nuk zhbllokojmë rrugët për Ukrainën, nuk ndihmojmë vendet e Afrikës, Evropës, Azisë, të cilat kanë nevojë për këto produkte ushqimore

 

 

“Ju mund t’i zhbllokoni ato në mënyra të ndryshme. Një nga mënyrat është zgjidhja ushtarake. Kjo është arsyeja pse ne i drejtohemi partnerëve tanë me pyetje në lidhje me armët përkatëse”, tha Zelensky.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...