10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Mbrekullia e 8 e shekullit të 21”, Sali Berisha mbërrin në selinë blu pas shpalljes si kryetar i PD

Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, pas shpalljes si kryetar i Partisë Demokratike. Kreu i ri i PD e shprehu hapur lumturinë për postin e ri në një konferencë për mediat, duke thënë se do të bëj gjithçka që të rikthejë shpresën te shqiptarët.

Berisha theksoi se do e Shqipëria ndodhet në një regjim që nuk e meriton dhe se shpejt do të shpëtojnë prej saj

“Kam një përulje të madhe dhe një mirënjohje të pa kufijshme për të gjithë ata burra dhe gra, djem e vajza, që në një hark kohor ngadhënjyen si njerëz të lirë në një proces që do të regjistrohet në historinë e shqiptarëve si mrekullia e 8 e shekullit të 21. 31 vite më parë, një mik i madh i kombit tonë në vizitën e tij historike, Jim Bekker do u thoshte shqiptarëve se ju do të jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Anëtarët dhe anëtaret e PD, njerëz të lirë, të idealeve fisnike, bënë historinë në një proces të mrekullueshëm. Ndaj dhe mirënjohja shkon drejt të gjithë atyre.

Kam mirënjohje të pa kufijshme për anëtarët dhe anëtaret që sot këtë ditë të 22 majit lanë të gjitha obligimet dhe votuan për të zgjedhur si qytetarë të lirë kryetarin e tyre, kryetarin e PD. Ky besim, i jashtëzakonshëm i tyre është për mua detyrim i madh. Detyrim shumë i madh, por unë kam bindjen se së bashku me ju ne do t’ja dalim. Ne jemi në mision. Jemi burra e gra, djem e vajza, që kemi për mision proceset që njohu PD t’i njohë e gjithë shoqëria shqiptare dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që nuk e meriton. Mirënjohja ime shkon te të rinjtë shqiptarë. Duhet ta pranojmë. Ishin ata promotorët kryesor të kësaj lëvizje. Betimi im para tyre dhe mbarë shqiptarëve do të bëj gjithçka që ëndrrat e tyre më të bukura të bëhen realitet në këtë vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...