11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Rihapet për herë të parë që pas nisjes së pushtimit rus Opera e Kievit, 300 veta shijojnë performancën

Shtëpia kombëtare e Operës në Kiev është rihapur për herë të parë që pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt.

Teatri i kryeqytetit mirëpriti një audiencë të vogël për një program operistik këtë të shtunë. Kjo u bë e mundur falë rikthimit të afro 70% të stafit të saj në Kiev. Ndërkohë biletat u shitën të gjitha që para datës së shfaqjes, një komedi shumë e njohur.

Teatri ka një kapacitet prej 1000 personash, por audienca u kufizua në rreth 300, në mënyrë që ata të mund të evakuoheshin në një strehë nëntokësore nëse gjatë performancës do të dëgjoheshin sirenat e një sulmi ajror.

Shumë persona në audiencë ishin të veshur me uniforma ushtarake. Mes tyre ishte një doktor.

“Jam mjek dhe kam qenë i zënë duke mjekuar ushtarët e plagosur. Shpresoj shumë që paqja të mbizotërojë dhe të gjithë të mund të ndjekin performanca të tilla pa frikë,” – u shpreh një qytetar.

Ministri i Kulturës u shpreh i lumtur para kësaj performance për rikthimin e operës në funksion, pasi arti është i rëndësishëm për njerëzit, të cilët duhet të shijojnë jetën pavarësisht luftës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...