29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Rama nga foltorja për Butrintin:’ E keni bërë flamur damkën e SHBA-së në ballë’

Kryeministri, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në foltoren e kuvendit lidhur me diskutimet që po mbahen për parkun Kombëtar të Butrintit. Rama tha se parku e mori emrin e tillë, gjatë kohës që ky i fundit kishte qenë ministër i Kulturës.

Mes të tjerash, ai nuk la pa thumbuar edhe ish kryeministrin Sali Berisha për shpalljen e tij non-grata, duke thënë se vazhdonte të kundërshtonte çdo projekt ku përfshihet SHBA.

Edi Rama: Parku i Butrintit është shpallur i tillë me nismën time si ministër i Kulturës. Ndryshimi i kufijve të parkut ka ardhur si rezultat i hapjes së rrugës për një valë ndërtimesh pa leje në zonën e Ksamilit. Rishikimi i kufijve të parkut të Butrintit. Meqë jemi akoma në parlament që e ka quajtur mrekullia e 8 e botës dhe e ka pranuar se ishte një qytet i tëri i ndërtuar pa leje.

Kur flisni ju për trashëgiminë kulturore. Është vërtet që të kesh dy një ta mbash e një ta çash, Kur dilni ju dhe flisni sesi fondi shqiptaro-armerikan do grabisë Butrintin, e vetmja arsye për të dalë këtu është për t’i kërkuar ndjesë fondit dhe të gjithë atyre që janë angazhuar prej kaq shumë vitesh për të kontribuuar pa asnjë të ardhur. Të gjithë këtij plani ju i merrni të keqen. Ne do vazhdojmë të bëjmë atë që është planifikuar. Është me shumë rëndësi që fondacioni shqiptaro-amerikan e merr përsipër këtë punë.
Flisni ju për këto gjëra, ju që e keni bërë damkën e SHBA-së flamur. Jeni të mirëseardhur të vini atje në stadium të shikoni një finale europiane. Ashtu do jeni të mirëseardhur edhe kur të luhet Makbethi në teatrin e ri kombëtar. Të gjitha aleancat që i krijoni ju, mbajini me shëndet se nuk i duhen as dreqit, rrotullohuni se edhe më shumë zhytuni. T’ju rrojë flamuri me damkën e SHBA-së në ballë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...