20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Xhaferraj replikon Ramën:” Të falënderoj se u bënë dy raste kur më përmend një lapsus”

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama i përmendi lapsusin e tij të bërë vite më parë kur kandidonte për bashkinë e Durrësit.

Xhaferraj tha se lapsusi ishte bërë para shumë viteve ndërsa shtoi se Rama ishte shqetësuar dhe nevrikosur nga raporti i DASH.

“I ndërruar zoti kryeministër i vendit tim, të falënderoj se u bënë dy raste kur më përmend një lapsus të para 10 vitesh. Si në rastin e parë dhe në të dytin ju kam thënë se si po e bëni Shqipërinë dhe ti më kthehesh me një kundër argument me një lapsus.

Ndihem mirë, se e mbylle fjalimin me një thënie të Amerikës. Para 2 muajsh doli një raport nga SHBA, që e quajtët copy paste, që detyronte DASH që të bënte këtë raport. Aty ka pasur një shprehje që ju ka ‘djegur’ shumë. Qeveria shqiptare dhe grupet kriminale, kanë kërcënuar gazetarët. Edi Rama dhe Emiljano Shullazi kanë kërcënuar gazetarët. Ky jeni ju!”, tha Xhaferaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...