34 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Shqipëria në Hagë për çështjen me Greqine do të mbrohet nga gruaja e Tony Blair, marrëveshja mbahet sekret

Shqipëria ka kontraktuar një kompani britanike për t’u përfaqësuar në Hagë përballë Greqisë lidhur me çështjen e kufirit detar. Kështu tha Artur Meçollari, ish-anëtar i grupit negociator për kufirin detar në emisionin ‘Sot’.

Ish-ushtaraku tregoi se kompania londineze ‘Omnia Strategy’ e kontraktuar nga Ministria e Jashtme në korrik të 2021, ka arritur në konkluzionin se Shqipëria rrezikon të humbasë vijën e drejtë bazë, që do të thotë sipërfaqe detare e humbur.

Kjo kompani ligjore drejtohet nga Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik, Toni Bler, i cili gjithashtu ka punuar si këshilltar i qeverisë “Rama”.

Kjo pasi, sipas tij Shqipëria nuk duhet të kishte shkuar pa kushte përballë Greqisë në një gjykatë ndërkombëtare.

“Çfarë do prodhohet pas kontratës përbëjnë sekret, pasi do të japin teknika dhe taktika që do të përdorim në Gjykatë. Edhe kjo kompani ka arritur në një konkluzion, që jemi nxituar që vendosëm të shkojmë në Hagë pa kushte. Duhet të kishin vendosur kushte. Duhet të çonim vetëm çështje që nuk i kishim zgjidhur”, tha Meçollari.

Moderatorja Jonida Shehu tha se informacioni lidhur me këtë marrëveshje nuk është konfirmuar zyrtarisht për emisionin ‘Sot’ nga Ministria e Jashtme, edhe pas korrespondencave të gjata përmes e-maileve, me pretendimin se çështja përbën sekret shtetëror.

Por burime ekskluzive të emisionit konfirmojnë ekzistencën e një marrëveshjeje mes kompanisë londineze dhe shtetit shqiptar lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Rreth dy vjet më parë, Shqipëria dhe Greqia vendosën t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e kufirit detar mes dy vendeve në bazë të ekspertizës dhe të të drejtës ndërkombëtare të detit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...