24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Të përdorësh urinë për të fituar pushtet”/ Ursula von der Leyen: “Rusia po grumbullon eksportet e veta të ushqimit si formë e shantazhit”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der LeyenUrsula von der Leyen, tha se Rusia po përdor si mjet lufte furnizimet ushqimore, teksa çmimet e drithërave, vajrave ushqimore dhe produkteve të tjera po rriten gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Ukraina konsiderohet si një prej prodhueseve më të mëdha në botë të grurit.

“Në Ukrainën e okupuar nga Rusia, ushtria e Kremlinit po konfiskon stoqe me drithëra dhe makineri… dhe luftanijet ruse në Detin e Zi po bllokojnë anijet ukrainase të mbushura me grurë dhe fara luledielli”, tha von der Leyen gjatë adresimit para Forumit Botëror Ekonomik, në Davos të Zvicrës më 24 maj.

“Rusia tani po grumbullon eksportet e veta të ushqimit si formë e shantazhit – duke bllokuar furnizimet me qëllim që të rrisë çmimet botërore, apo duke ofruar grurë në këmbim të mbështetjes politike…. Kjo do të thotë të përdorësh urinë dhe drithërat për të fituar pushtet”.

Ajo tha se disa prej këtyre ngjarjeve ia kanë kujtuar “kohërat e të kaluarës së errët të konfiskimit të të korrave nga sovjetikët dhe urinë shkatërruese të viteve ‘30”, një referencë për urinë që vrau miliona ukrainas.

Rusia ka thënë se çmimet ushqimore janë rritur për shkak të vendosjes së sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Moskës në përgjigje të luftës në Ukrainë.

Qeveria gjermane e ka akuzuar Rusinë se po bllokon një dërgesë prej 20 milionë tonë drithëra nga Ukraina, ndërkaq presidenti polak, Andrzej Duda, ka thënë se mungesa e furnizimeve mund të nxisë një valë të re të migrantëve nga Afrika e Veriut për në Evropë.

Von der Leyen tha se mënyra më e mirë për të ndaluar Rusinë që të pengojë zinxhirin e furnizimeve ushqimore është përmes bashkëpunimit global.

REL

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të bëni hapa të rëndësishëm në një projekt personal ose profesional. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive dhe...

Parashikimi I motit, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
Për 18 qershorin, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me temperatura tipike verore. Në pjesën më të madhe të vendit...

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...