23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

E rëndë në Teksas/Sulm në një shkollë vriten 19 nxënës e një mësues

19 fëmijë dhe dy të rritur u vranë gjatë të shtënave në një shkollë fillore në Teksas të martën, tha guvernatori Greg Abbott.

Sulmuesi, 18-vjeçar po ashtu ka vdekur, tha guvernatori. Sulmuesi, një banor lokal, hapi zjarr në shkollën fillore Robb në Uvalde, qytet që gjendet afër 136 kilometra në perëndim të San Antonios.

“Ai qëlloi me armë dhe vrau në mënyrë të pakuptueshme 19 nxënës dhe një mësues”, tha guvernatori.

Sulmuesi, banor lokal, hyri në shkollë duke mbajtur me vete një armë zjarri, me gjasë një pushkë, dhe hapi zjarr, tha Abbott. Ai tha se sulmuesi me gjasë u vra nga zyrtarët policorë, por ende janë duke u zhvilluar hetime për të qartësuar këtë ngjarje.

Spitali Uvalde Memorial tha më herët se 13 fëmijë ishin transportuar me ambulancë ose autobus dhe një tjetër spital tjetër raportoi se një grua 66 vjeçe ishte në gjendje kritike. Ende është e paqartë sesa persona janë të plagosur nga të shtënat.

Shkolla ku ndodhi të shtënat ka afërsisht 600 nxënës. Autoritetet thanë se të gjitha shkollat në këtë zonë u mbyllën pas të shtënave.

Të shtënat në Teksas vijnë më pak se dy javë pasi një sulmues hapi zjarr në një supermarket në Bufallo të Nju Jorkut, duke vrarë 10 afrikano-amerikanë. Autoritetet thanë se sulmi në Nju Jork ishte krim i urrejtjes.

Qyteti Uvalde në Teksas është shtëpi e 16,000 banorëve. Ky qytet gjendet rreth 120 kilometra larg kufirit me Meksikën

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...