24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Ende 100 mijë persona trafikohen në Ballkan”/ Meta: “Për të ardhur keq, kemi të bëjmë me një sfidë të madhe në nivel botëror”

Në fjalën e tij, gjatë miratimit të rezolutës “Për intensifikimin e përpjekjeve në luftën kundër trafikimit njerëzor dhe sigurimit të një mbrojtje efektive për viktimat e trafikimit”, Presidenti Ilir Meta thotë se lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore është një sfidë e madhe në nivel global.

Kreu i Shtetit përmendi shifra marramendëse, që siç tha ai organizatat kriminale fitojnë nga ky fenomen. Janë ende 100 mijë persona që trafikohen në Ballkan dhe nga Ballkani, ndërsa 17% e viktimave në BE janë nga vendet tona të rajonit.

Unë dua të theksoj se kjo është një betejë shumë e vështirë edhe nga shumë folës te tjerë të shquar më parë, Kemi të bëjmë me një sfidë të madhe në nivel botëror, por edhe në nivel evropian dhe të rajonit tonë.

150 mld dollarë fitim nga trafikimi është një shifër marramendëse që tregon një organizim të jashtëzakonshëm dhe që padyshim nuk mjafton të përballet vetëm me angazhim të sinqertë, me deklarata politike me rezoluta. Në fund të fundit një fuqi kaq e madhe kriminale duhet të përballet me një fuqi edhe më të madhe nga shtetet e mbarë botës, sidomos ato demokratike ku liria është baza e ekzistencës së tyre.

Unë besoj se edhe ne kemi shumë për të bërë. Fakti që vendet e rajonit janë një problem edhe për BE apo Britaninë e Madhe, fakti që jemi duke dalë nga kufizimet e pandemisë, që do të thotë rreziku i rritjes së viktimave është edhe i madh nëse nuk do të ketë ndërhyrje energjike dhe të vendosur nga çdo vend, por edhe nga të gjitha vendet së bashku.

Ende 100 mijë persona trafikohen në Ballkan dhe nga Ballkani, 17% e viktimave në BE janë nga vendet tona dhe nuk është pak, po të kemi parasysh që do të bëhemi anëtarë të BE.

Është për të ardhur keq, nuk kemi adresuar ende shumë cështje që kanë të bëjnë me rrënjët sociale dhe ekonomike”, tha nder te tjera Kreu i Shtetit.

Kreu i Shtetit i beri thirrje Parlamentit qe te beje me shume ne kete drejtim: “Parlamenti duhet të bëjë një punë më të madhe për të adresuar këto çështje, për të rritur kontrollin, të shikojë sa fonde alokohen për këtë qëllim, për të parë si funksionin drejtësia në këto raste”, tha presidenti Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...