34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Balla: “Shqipëria duhet të ketë një president krejtësisht të kundërt nga Ilir Meta, opozita fshihet pas një copë letre”

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i qëndroi qëndrimit të mëparshëm se maxhoranca nuk do të propozojë asnjë kandidat për president deri në raundin e tretë.

“E kemi thënë që ditën e parë, të vetmin kusht, apo kriteret që PS ka artikuluar, ka qenë që Shqipëria në mandatin e ri të institucionit të presidentit, duhet të ketë një president; te krejtësisht i kundër nga Ilir Meta. Merreni Ilir Metën se si ka funksionuar, duhet të kemi një president ndryshe. Në rast se ne do kemi një president të kësaj forme si bëjmë mirë vendit. E djeshmja, e sotmja janë disa ditë të bukura për Shqipërinë.

Kemi përjetuar një moment historik për vlerat e Shqipërisë dhe aftësitë organizative, ndaj në këtë aspekt duhet të kemi një frymë për të zgjedhur një president mbi palët. Mendoj se të gjitha palët duhet ta shohin me përgjegjësi jete proces. Përgjegjësinë që kemi treguar e kemi bërë reale për ato që kemi kërkuar të dëgjojmë emra. E keni dëgjuar edh epërmes diskutimeve. Të vazhdosh të fshihesh pas një copë letre, që ose të pranohet, ose të pranohet, është rrëzuar ajo në tërësi. Ramë dakord për një pjesë të punës së tij kur thamë që meqë kemi 4 raunde të mbetura, në 2 raunde po propozoni ju e ne nuk do propozojmë emër deri të dielën në 16:00, me shpresën që PD do e ushtrojë këtë të drejtë. Se dy grupet e tjera parlamentare dhe të duan nuk e plotësojnë dot kuorumin e nevojshëm që kushtetuta kërkon”.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“PasqyrAlbania”, zgjidhja e re e Ramës për protestat? Eksperti: “Version i ri i një...

0
Pas protestave maratonë të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një platformë të re komunikimi me qytetarët, të quajtur “PasqyrAlbania”....

Aksident tragjik në Kavajë, përplasen motomjeti dhe automjeti, humb jetën 49-vjeçari

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes së motomjetit me një...

Islanda i thotë “Jo” afrimit me BE-në, 52.5% kundër: Sovraniteti dhe peshkimi mposhtin argumentin...

0
Islanda i ka thënë “Jo” afrimit të mëtejshëm me Bashkimin Evropian, duke e kthyer referendumin në një debat të gjerë mbi sovranitetin kombëtar, kontrollin...