5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Vazhdojnë rastet për kultivimin e kanabisit në veri të Shqipërisë, arrestohet një person në Has

Një rast i kultivimit të kanabisit është zbuluar në Has ndërsa në pranga përfundoi Sajmir Qerkezi

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xhem Bokçiu me detyrë kryeplak i këtij Tregtan, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Has

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike në terren të hapur dhe në terren të mbyllur.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tregtan”, i zhvilluar nga DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Has.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Tregtan, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale nē fushën e narkotikëve, efektivët e DVP Kukës, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Has, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tregtan”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. Q., 40 vjeç, banues në fshatin Tregtan.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Tregtan, Has, në vendin e quajtur “Përroi i lagjes Qerkez”, kanë gjetur bimë të dyshuara narkotike kanabis që dyshohet se i ka kultivuar shtetasi S. Q.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. B., banues në fshatin Tregtan, me detyrë kryeplak i këtij fshati, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...