12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

I shpallur në kërkim që prej vitit 2006 për vrasje , arrestohet sot Petrit Tabaku

Ka marrë fund arratia për 49-vjeçarin nga Kuçova Petrit Tabaku, i shpallur në kërkim që prej vitit 2006 pasi është dënuar me 14 vjet burgim për vrasje.

Mësohet se ai është lokalizuar në Turqi dhe është kapur me ndihëm e policisë së kësaj të fundit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Behram”. Operacioni u zhvillua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë turke.

Lokalizohet në Turqi, kapet dhe vihet në pranga një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 14 vjet burgim për vrasje.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve policore të Turqisë, kapet në tentativë për t’u futur në Turqi, me dokumente të falsifikuara, 49-vjeçari nga Kuçova, i dënuar me 14 vjet burgim për vrasje.

Pas marrjes së informacionit nga Policia Kufitare e Rinasit dhe strukturat hetimore të DVP Berat, u bashkëpunua me FAST Albania dhe pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policisë Kufitare shqiptare dhe asaj turke, për vendndodhjen dhe tentativën për t’u futur në Turqi, të 49-vjeçarit, i cili më parë fshihej në Greqi, u organizua dhe u finalizua operacioni i përbashkët policor mes Policisë së Shtetit dhe Policisë turke, i koduar “Behram”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja në Turqi dhe deportimi në Rinas i shtetasit Petro Tane (Petrit Tabaku), 49 vjeç, banues në Kuçovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2006 është dënuar me 14 vjet burgim nga Gjykata e Apelit Vlorë, për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi Petro Tane, në vitin 1997, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin A. S.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, në ngarkim të këtij shtetas

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...