27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha akuzon kryeministrin Rama: “Qarku i Kukesit kontribuon ne ekonomine e vendit miliarda euro, Rama rriti diferencën në të ardhura mes banorëve

Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se Kukësi është qarku i cili i jep vendit të ardhura miliarda euro, por sërish mbetet qarku më i varfër.

Ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama, Berisha thotë se ka rritur në mënyrë të frikshëm diferencën.

Reagimi në Facebook:

Diskriminim! Diskriminim! Diskriminim!

 

Miq, qarku i Kukesit me kaskaden e Drinit, rezervat e medha minerale ne krom, baker, etj., alpet, bjeshket e bekuara me malet e Gjallices, Koritnikut, Kollovozit etj., kontribuon ne ekonomine e vendit miliarda euro; ne proporcion per fryme, me shume se çdo qark tjeter ne Shqiperi. Megjithate, te ardhurat  per fryme te banoreve te qarkut te Kukesit jane me te uletat ne Shqiperi dhe ne Europe. Ato jane 37% nen mesataren e te ardhurave per fryme ne nivel vendi dhe 47% me te ulta se sa te ardhurat per fryme te banoreve te qarkut te Tiranes.

 

Kjo diference u rrit frikshem gjate viteve te Edi Rames ne pushtet. Megjithese Rruga e Kombit sjell mbi 350 milion euro te ardhura nga turizmi i qytetareve te Kosoves, banoret e qarkut te Kukesit ndeshkohen me taksen e traut si asnje qytetar tjeter ne Shqiperi.

Se fundmi, Rama, i ngerthyer nga oligaket e tij ne shkelje te detyrimeve nderkombetare, hoqi edhe renten per burimet natyrore e cila duhet t’u mbetej ne teresi komuniteteve. Diferenca ne te ardhura midis banoreve te Qarkut te Kukesit dhe qarqeve te tjera te vendit u thellua gjithashtu per shkak te nivelit teper te ulet te investimeve publike ne kete qark nga Rama.

Te ardhurat për fryme ne Kukes ishin 2’945 euro në vitin 2020, ndërsa te ardhurat mesatare ne rang vendi ishin 4’681 euro per fryme. Ne te njejtin vit ne Tirane, te ardhurat per fryme ishin 6’279 euro.

Pergjate dekades se fundit, qarku me i varfer, ne vend qe te ngushtoje diferencen me pjesen tjeter te Shqiperise, e ka thelluar edhe me tej diferencen pasi ka pesuar renie ekonomike sistematike në vitet e fundit.

Ecuria e ekonomike e qarkut te Kukesit tregon shfrytezimin pa kriter te burimeve natyrore, perdorimi i te cilave nuk i çon te ardhura qytetit.

Qytete me kushte te tilla ne Europe jane me te pasurat për shkak se perfitojne nepermjet rentes, te ardhurave nga shfrytezimi i pasurive.

Sikur ekonomia e Tiranes te mbetet ne vend, Kukesit do ti duheshin se paku 20 vite qe te rritej me 2% ne vit per te arritur nivelin e kryeqytetasve. Qyteti verior renditet gjithashtu nga me te varferit ne Europe dhe per kete fakt, po shpopullohet me shpejtesi nga emigracioni i jashtem dhe i brendshem.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...