19.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Situata Covid-19 në Shqipëri/ 51 qytetarë pozitivë, asnjë humbje jete në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, është rritur numri i qytetarëve të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në këto 24 orë kanë rezultuar pozitivë 51 qytetarë, nga 20 që ishin një ditë më parë.

Ndërkohë, edhe në këto 24 orë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi i rëndë.

njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 710 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 51 qytetarë, në këto bashki:
33 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Selenicë, Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Durrës, Krujë, Mat, Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Pogradec.
Janë 287 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 77 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,388 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Maj 2022)
Raste të reja ditore 51
Të shëruar në 24 orë 77
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 710
Testime totale 1,828,907
Raste pozitive 276,172
Raste të shëruara 272,388
Raste Aktive 287
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 204
Vlorë 18
Gjirokastër 17
Korçë 12
Fier 11
Durrës 8
Elbasan 6
Shkodër 4
Dibër 3
Lezhë 2
Berat 1
Kukës 1

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT