34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Pas sanksioneve të bëra ndaj Rusisë, Arabia Saudite pranon të rris prodhimin e naftës në bazë të kërkeses së tregut botëror

Arabia Saudite u ka thënë aleatëve perëndimorë se është e përgatitur të rrisë prodhimin e naftës nëse prodhimi i Rusisë bie ndjeshëm, si rrjedhojë e sanksioneve, sipas pesë personave të njohur me diskutimet.

Mbretëria i ka rezistuar thirrjeve nga Shtëpia e Bardhë për të përshpejtuar rritjen e prodhimit, pavarësisht se çmimet e naftës u tregtuan afër 120 dollarëve për fuçi, niveli më i lartë në një dekadë, duke argumentuar se kriza e energjisë mund të përkeqësohet ndjeshëm këtë vit. Arabia Saudite beson se duhet të mbajë prodhim rezervë.

Por frika e mungesës së plotë të furnizimit është rritur pasi BE-ja nisi një raund tjetër sanksionesh kundër Moskës, duke përfshirë ndalimin e importimit të ngarkesave detare të naftës ruse.

BE-ja ka rënë gjithashtu dakord për një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar për të ndaluar sigurimin e anijeve që transportojnë naftë ruse më vonë gjatë këtij viti. Analistët thanë se ky veprim ka të ngjarë të kufizojë ndjeshëm aftësinë e Moskës për të ridrejtuar naftën në rajone të tjera.

“Arabia Saudite është e vetëdijshme për rreziqet dhe se nuk është në interesin e tyre të humbasin kontrollin e çmimeve të naftës”, tha një person i informuar mbi mënyrën se si vepron mbretëria.

Çmimet e naftës ranë të enjten, duke zbritur në nivelin prej 112.80 dollarë për fuçi në fillim të tregtimit nga 116.29 dollarë që ishte mbyllja të mërkurën. Çmimet arritën nivelin më të lartë në dy muaj, në mbi 120 dollarë për fuçi këtë javë.

Pikëpamja e Arabisë Saudite është se ndërsa tregu i naftës është padyshim i shtrënguar, gjë që ka nxitur rritjen e çmimeve, ende nuk ka kufizime të vërteta, sipas diplomatëve dhe burimeve të industrisë të informuar mbi diskutimet.

Por kjo mund të ndryshojë pasi rimëkëmbja ekonomike globale nga Covid-19, duke përfshirë rihapjen e qyteteve të mëdha në Kinë, rrit kërkesën, ndërsa gjasat që prodhimi i naftës në Rusi të bjerë ndjeshëm është rritur. Rusia po prodhonte më shumë se 10 për qind të naftës së papërpunuar globale përpara pushtimit të Ukrainës.

Ka pasur tensione midis SHBA-së dhe udhëheqjes saudite, duke përfshirë edhe princin e kurorës Mohammed bin Salman, sundimtarin de fakto të mbretërisë. Arabia Saudite ka refuzuar vazhdimisht thirrjet nga Shtëpia e Bardhë dhe G7 për të përshpejtuar menjëherë rritjen e prodhimit.

Por disa vizita në javët e fundit nga një delegacion i nivelit të lartë amerikan, duke përfshirë Brett McGurk, koordinator i Shtëpisë së Bardhë për politikën e Lindjes së Mesme dhe Amos Hochstein, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për energjinë, kanë ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënieve, sipas një personi të njohur me diplomacinë.

Njerëz të njohur me bisedimet thanë se Arabia Saudite kishte rënë dakord për një ndryshim të tonit në përpjekje për të qetësuar çmimet, si pjesë e një afrimi me administratën e Joe Biden. Ajo ka ofruar gjithashtu siguri se përfundimisht do të përgjigjet duke rritur prodhimin nëse tregu i naftës do të goditej nga një krizë e ofertës

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...