11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Berisha: “Rama, ky vasal i Aleksandër Vuçiçit, ka shndërruar Tiranën, në Beogradin e vogël”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Ramën për rrëzimin e rezolutës së propozuar nga PD-ja që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se Rama e ka shndërruar Tiranën dhe gjithë Shqipërinë në Beogradin e vogël.

Sipas Berishës, Rama sëbashku me Vuçiçin po përgatisin plane të kobshme për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Përveç faktit se fondet e përcaktuara në ndihmë të fermerëve shqiptarë janë më të ulëtat në rajon. Por në rast se analizohen, fondet të cilat shkojnë direkt tek fermeri, ato janë 20 herë më të pakta se në Kosovë. Rinia shqiptare është në dëshpërim të madh, por në një kërcënim dhe rrezik madhor që mund të krahasohet vetëm me vitin 1945, është çështja kombëtare.E vërteta është Edi Rama, ky vasal i Aleksandër Vuçiçit, ka shndërruar Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë në Beogradin e vogël.

Tirana e Edi Ramës dhe Banjalluka e Dodikut, kanë qëndrim identik për vrasjet, masakrat, gjenocidin kundër njerëzimit të kryer në Kosovë gjatë operacionit Patkoi. Një rezolutë që paraqitëm për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, gjenocidin 1998-1999, u refuzua nga Edi Rama me pretekstin se ajo bie në kundërshtim me Ballkanin e Hapur, në të cilin Shqipëria është thjesht Beogradi i vogël.

Në vitin 45’, pasi me divizionet e tij, mundësoi vërshimin e hordhive malazeze në Kosovë dhe e dorëzooi atë tek Tito, akt të cilin e mbron në vitin 1982 kur thotë mirë bën, Edi Rama po thur me Aleksandër Vuçiç plane të kobshme për Kosovën dhe shqiptarët në Kosovë. Të refuzosh dënimin e gjenocidit në Kosovë në kuadër të operacionit Patkoi, do të thotë të vrasësh për së dyti, të masakrosh dhe të përdhunosh.

Pse u ndala unë në këtë analizë. Sot shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që ndodhen, sytë, mendjen dhe zemrën e kanë tek veprimi i PD-së dhe qëndrimi i PD-së. Ata kërkojnë nga ne, të jemi sot më në këmbë se kurrë, të mos pranojmë më kurrë, këtë plaçkitje makabre, çnjerëzore që u bëhet qytetarëve të varfërve me bordet dhe klientelën e Edi Ramës” – tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...

Inteligjenca artificiale në luftë: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli përdorin AI për operacione kundër...

0
Inteligjenca artificiale po përdoret në një shkallë të paparë në operacionet ushtarake të Shtetet e Bashkuara dhe Izrael kundër Iran, duke shënuar një fazë...

BE shtyn rregullat e reja për inteligjencën artificiale deri në vitin 2027

0
Vendet anëtare të Bashkimi Evropian po planifikojnë të zbatojnë rregulla më të rrepta për ofruesit e inteligjencës artificiale shumë më vonë nga sa ishte...

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...