24.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Gjiko ka folur së fundmi për akuzat se ka përdhunuar një të mitur në vitin 2015

Reperi i njohur, Gjiko ka folur së fundmi për akuzat se ka përdhunuar një të mitur në vitin 2015. Mediat në Kosovë shkruanin se ekziston dhe një video që vërteton këtë akt dhe se reperi e ka droguar të miturën para se ta përdhunonte. Gjiko ka sqaruar njëherë e mirë se si është e vërteta e gjithë situatës. Reperi thotë se nëse do të ekzistonte një video që vërteton një akt të tillë, ai nuk do të ishte i lirë por në burg.

“Gjendja emocionale ka qenë shumë e rëndë për mua dhe pse jam munduar të jem sa më i fortë për ta përballuar. Kur e shikon një gazetë që thotë ekziston një video e dëshmisë që Gjiko e ka bërë këtë krim dhe me një të moshës 15-vjeçare, unë e di që nëse shteti e ka këtë provë për dikë ai nuk është i lirë fillimisht, ndodhet në burg dhe pastaj në gjyq“, tha Gjiko më “Më lër të flas”.

“Por si mund të dalin të thonë kanë një video dhe unë e di që nuk ka shkuar asnjë person në polici dhe të thotë ‘ky më ka dhunuar mua’ edhe e di të sigurt 100%. Unë për këtë gjë kam dashur të flas shumë por duke u konsultuar me avokatët e mi më kanë thënë të mos flas sepse e dimë që do bëhet temë nëpër gazeta dhe nuk dua ti jap material kujt. Vetëm di ti them se e vërteta do të dalë dhe kush ka bërë keq do të ndëshkohet.

Kështu që edhe ata që kanë dashur të më njollosin do shihemi në gjyq. Edhe shumë njerëz sidomos me influencë që kanë shkruar dicka për mua që nuk është e vërtetë edhe ata kanë përgjegjësi se perse e kanë shkruar. E di që në fund të ditës kur të mbarojë kjo punë do thonë ‘wow çfarë janë munduar t’ju bëjnë djalit’. Kush më ka marrë në telefon dhe më kanë kërkuar falje i kam tërhequr padinë pasi janë treguar ‘burra’ dhe ka njëfarë respekti”, tha Gjiko.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT