34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Identifikohen dy grabitësit e bankës në Koplik 3 javë më parë

Identifikohen dy autorët e dyshuar të grabitjes së bankës së një filiali banke në Koplik 3 javë më parë.

Burimet e “Fax News” bëjnë me dije se Klevis dhe Bekim Gurraj, janë dy vëllezërit nga Bajza, të dyshuar për grabitjen e bankës në Koplik të Malësisë së Madhe.

Bëjmë me dije që policia në total ka shoqëruar 15 persona dhe ka ndaluar dhe ka arrestuar dy vëllezrit ndërsa po punohet gjithashtu për ndalimin e dy të dyshuarve të tjerë.

Nderkohë në orën pritet që policia vendore e Shkodrës dhe Prokuroria të dalin me një komunikatë për shtyp lidhur me këtë ngjarje.

– Ngjarja –
Grabitësit e armatosur deri në “dhëmbë” dhe të maskuar kanë hyrë në një bankë të nivelit të dytë në Koplik dhe kanë marrë paratë e arkës. Burimet bëjnë me dije se grabitësit kanë marrë 10 mijë euro, 1 mijë dollar dhe rreth 4 milionë lekë të vjetra.

Pasi grabitësit morën paratë nga banka ata janë larguar me një automjet tip “Wolsvagen” të cilën e kanë djegur në dalje të qytetit dhe më pas nën kërcënimin e armës ndaj shoferit të një prej automjeteve që po kalonte në rrugë, kanë arritur të marrin një makinë tip “Benz” dhe të largohen nga vendngjarja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...