17.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Rama i përgjigjet akuzave të Tabakut,’Unë nuk kam shkollë dhe ju jeni me shkollë dhe nuk i hyj dot debatit’

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të deputetes Jorida Tabaku, e cila tha se rritja e çmimeve në Shqipëri është e pa përballueshme për qytetarët, dhe ekonomia rrezikon të futet në stagflacion.

Rama tha se nën qeverisjen e tij Shqipëria e ka përballuar më mirë se të gjitha vendet e tjera të rajonit krizën e shkaktuar si pasojë e mungesave në treg, si efekt i luftës në Ukrainë.

Kreu i qeverisë pretendon se mbajtja e parritur e çmimit të energjisë elektrike, dhe rritja e prodhimit të brendshëm, kanë bërë të mundur mbajtjen e inflacionit në nivelet e 6.2-6,7%, ndërkohë që sipas tij vendet e rajonit e kanë shifrën mbi 10%.

Edi Rama:

Është e dobishme që të flasim për jetën e përditshme të njerëzve, dhe duke qenë se unë nuk kam shkollë dhe ju jeni me shkollë, unë nuk hyj dot te debati juaj për stagflacionin. Por po marr me radhë disa nga gjërat që thatë ju, meqënëse ju flisni me shifra, do të isha shumë mirënjohës se ku i keni gjetur shifrat e INSTAT, që unë i kam përpara. Inflacioni në Shqipëri është rritur, më pak se në të gjitha vendet e rajonit.

A ka vallë ndonjë arsye se pse Shqipëria është në gjysmën e rajonit sa i takon inflacionit. Mbase ka më shumë arsye se ato që unë mund të them këtu, por së paku janë dy arsye të rëndësishme, vetëm në Shqipëri, si askund tjetër në rajin çmimi i energjisë mbahet njësoj si përpara simptomave të krizës, dhe sot nafta është patjetër komponent, por enëergjia për të cilën ne vazhdojmë që të paguajmë nga buxheti shtetit, është arsyeja se pse vazhdojmë që të kemi kërë norma inflacioni.

Dhe e dyta është rritja e prodhimit të brendshëm. Vetëm për eksportet me Serbinë dhe Maqedoninë, kemi një rritje shumë domethënëse, thuajse dyfish në aspektin e fondeve. Kjo për inflacionin, ju folët një 30% që më kujtoi atë të 430 milionëshit, ku kemi pasur një ballafaqim së bashku, ju në rolin e prokurores dhe unë në rolin e dëshmitarit.

Çfarë tha më herët Tabaku në Kuvend:

Paketa më e ulët e çmimeve. Ka lidhje, ndikon edhe lufta. Diskutuam raportin e Autoritetit të Konkurrencës. Ka një hetim për karburantet. Çfarë po ndodh me ato 5 kompani që qeveria i ka marrë dhe i ka futur në bordin e përcaktimit të çmimeve. Ka dy vite që nuk ka asnjë masë dhe asnjë gjobë. Ka shumë pyetje që nuk I japin përgjigje. Këtu flasim për gjëra madhore, për lidership rajonal dhe asgjë në lidhje me realitetin. Çfarë po ndodh me prodhimin vendas.

Çfarë kanë bërë kompanitë e karburantit për të zbatuar legjislacionin shqiptar përsa i përket rezertvave të sigurisë për karburantet. Para disa muajsh dolën në terren për të inspektuar. Ndryshe nga gjithë rajoni, tregu I karburanteve në Shqipëri sot ka çmimet më të larta. Ashtu siç diskutova pak kohë më parë njëkohësisht për rolin që duhet të kishte KUvendi për të folur për këto tema.

Edhe rezolutën që sollëm këtu në parlament, e rrëzuam. Sot shqetësimi im është që do vendosim një garanci sovrane për kompanitë e karburanteve. Një garanci sovrane që do përdoret sit ek inceneratorët.

Garancia sovrane për pandeminë, u përdorën nga tre kompanitë e inceneratorëve për të paguar pagat e atyre të treve që janë në kërkim. Sot nuk paguajnë dot për familjet shqiptare. Në mesin e kësaj krize, ne hapim Thumanën. FMN-ja thotë se duhet të flasim për prioritete. Të gjithë mbyllim veshët dhe sytë. Bordi I Transparencës nuk duhet të ekzistonte, sepse tregu I ka çmimet më të ulëta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT