25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Reagon Berisha për hartën e re gjyqësore:’Harta e re gjyqësore cënon aksesin e qytetarëve në drejtësi’

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia blu, ku ka denoncuar miratimin e hartës së re gjyqësore, që sipas tij penalizon qytetarët. Mbyllja e 18 gjykatave në rang vendi, pritet që të sjellë kosto shtesë për qytetarët, që sipas Berishës bie ndesh dhe me rekomandimet e konventave europiane.

Sali Berisha:

Pas përgjysmimit të numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, krijimin e një stoku prej 10 mijë dosjesh gjyqësore, dhe mohimit të të drejtës për proces të rregullt gjyqësor, urdhëroi KLGJ e partisë që të mbyllë 18 Gjykata në të gjithë vendin.

Me këtë vendim gjobiten dhe ndëshkohen qytetarët e të gjitha qarqeve të vendit përveç Tiranës. Qytetarëve iu mohohet defakto aksesi në sistemin e drejtësisë. Mbyllja e shumë gjykatave cënon aksesin në drejtësi, si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes.

Vendimi i KLGj-së jo vetëm dhunon interesat e publikut, por edhe grupe të tjera si avoketërit, ndërmjetësit, eksprtët kontabël. Harta e re gjyqësore bie ndesh me rezolutat e BE, që kërkon që të merren në konsideratë mendimet e grupeve të interesit.

Pavarësisht rezervave nga avokatë, qytetarë dhe grupe interesi, KLGJ ka vendosur që të miratojë hartën e re gjyqësore, e cila shkurton në mënyrë drastike numrin e gjykatave.

Nga 22 Gjykata të Shkallës së Parë, do të jenë 13 të tilla, nga 6 gjykata të Apelit, do të jetë vetëm një në Tiranë, dhe nga 6 Gjykata Adminsitrative do të jenë vetëm 2 të tilla.

Kjo pritet të sjellë shpenzime të shtuara të qytetarëve, të cilët duhet të udhëtojnë drejt qendrave të qarqeve, për çështje që kanë të bëjnë me shkallën e parë, dhe deri në Tiranë për çështje që i drejtohen apelit.

Sipas ministrisë së drejtësisë dhe KLGJ-së, harta e re gjyqësore bëhet me qëllim për të shmangur vakancat që janë krijuar në gjykatat e rretheve, si pasojë e dhjetra shkarkimeve nga Vetingu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...